Lajme
Vdes regjisori shqiptar që ka realizuar logon e famshme për Nju-Jorkun
Regjisori i famshëm dhe artisti Stan Dragoti, me origjinë shqiptare, u shua në moshën 86-vjeçare në Los Angelos – Kalifornia. Stan Dragotit njihet si shqiptari që “shembi” muret e Hollivudit, ose njeriu që bëri rizgjimin e ëndrrave njujorkeze me fillimin e famshëm “I love New York”. Ai thuhet se ka lindur më 4 tetor 1932 në New York City, përcjell albinfo.ch.
Prejardhja e tij është shqiptare. Vjen nga një familje tepelenase, që kanë emigruar shumë herët në SHBA. Babai i tij, Asllani, nga fshati me peizazh tërheqës, Dragot, (mbiemrin e të cilit mban edhe artisti) i Tepelenës dhe nëna e tij Bahrie nga qyteti i lashtë Tepelenë. Hapat e para të këtij gjeniu filluan që në fëmijëri.
Në moshë të vogël ishte tepër kureshtar dhe i interesuar ta shpenzonte kohën përballë programeve televizive. Cdo film që shikonte, ishte i apasionuar ta komentonte me motrat dhe prindërit. Që në moshën 7-vjec filloi të vizatonte, të imagjinonte dhe shumë skicime. Stani bëri emër që në hapat e parë kur filloi drejtor i një filmi, që pati sukses të pabesueshëm. Disa nga shitjet i kalonin shifrën 200 milionë dollarë të çdo prodhimi të kompanis së tij. Njëkohësishtë filloi të realizonte reklama për gjigandet e industrisë së linjave ajërore dhe atyre së prodhimit të makinave. Njeri inteligjent dhe krijues duke i vënë në shërbim të kohës. U bë tepër i njohur dhe i kërkuar për vetë kohën. Mos, vallë, koha e kishte kujdesur për momentin e duhur që të bënte rizgjimin e ëndrrave njujorkeze, transmeton kultplus.
E paharueshme mbetet për ata që kanë jetuar vitet 1970 kur i kujton filmin simbol – filmin që ka “pushtuar” reklamat dhe vitrinat shumë ngjyrshe të metropolit gjigand të botës së Nju-Jorkut për pjesën e filmit “I love New York”. Një zemër “flakë e kuqe me dy gërma të mëdha NY” çka lexohet në shqip, e dua me gjithë zemër Nju-Jorkun. Megjithëse kanë kaluar kaq vjet, kjo reklame është si të thuash himni i njujorkezëve “I love New York”.


Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












