Futboll
Rizespor kërkon 15 për qind të parave nga shitja e Muriqit
Ish-skuadra e futbollistit Vedat Muriqi, Rizespor, pritet të marrë 15 për qind të parave nga shitja e sulmuesit prizrenas tek Lazio për 18 milionë euro, plus dy milionë të tjera bonuse.
Është presidenti i Rizespor, Hasan Kartal, që e ka bërë të ditur se e posedojnë një përqindje të kartonit të Muriqit, shkruan Hurriyet.
“Ne nuk kemi pasur takim zyrtar me Fenerbahçen për Muriqin. Ne kemi një pjesë prej 15 për qind, sipas kontratës. Unë mendoj se Fenerbahçe do të na paguajë kur ata t’i marrin paratë nga Lazio”, tha ai.
Muriqi kishte luajtur te Rizespor në edicionin 2018/19, nga ku ishte drejtuar drejt Fenerbahçes.
Përqindje pas shitjes së Muriqit kanë kërkuar edhe tri skuadra shqiptare, si Liria, Besa e Kavajës dhe Teuta e Durrësit.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë “Shtëpinë e Kosovës” Pas eventit të mbajtur dje në Prishtinë ku u bashkuan rreth 350 biznese nga diaspora dhe...
-
Shqiptari diplomon në Columbia University në Nju Jork
-
Bernë: Promovohet libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçi
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendosi të ndajë të dhënat e pasagjerëve të fluturimit me policinë Pa planin e propozuar, Zvicra do të përballej me disavantazhe ekonomike...
-
4% e shoferëve në Zvicër drejtojnë makinën nën ndikimin e alkoolit
-
Përmbledhje e lajmeve nga Zvicra për të cilat duhet të dini këtë javë
-
Në cilat punë në Zvicër punëtorët e huaj fitojnë më shumë se zviceranët?
-
Kaos në tunelin Gotthard: Shoferët sulmojnë aktivistët e klimës (VIDEO)