Kosova
Kosovë: Nesër zgjedhet Avokati i Popullit
Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka bërë të ditur se nesër do të mbahet vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit.
Deputetët do të mblidhen në orën 12:00, ndërsa rendi i ditës do të jetë: Zgjedhja e Avokatit të Popullit.
“Duke pasur parasysh që e gjithë hapësira e sallës plenare të Kuvendit, përfshirë edhe ballkonin, vazhdon të jetë në dispozicion të deputetëve, në respektim të masave të ndërmarra për shkak të situatës pandemike, ju njoftojmë se prezenca mediave në këtë seancë, do të jetë e pamundur.
Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, ju njoftojmë se Kuvendi do të ofrojë linkun e transmetimit të drejtpërdrejtë të kësaj seance, nëpërmjet:
· Ueb faqes së Kuvendit,
· Kanalit zyrtar të Kuvendit në youtube, si dhe
· RTK-së, si medium publik”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Pa kolona në pikat kufitare, pritjet deri në pesë minuta Qarkullimi në hyrje dhe dalje të Kosovës po zhvillohet normalisht, ndërsa sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim... -
Itali
Shqiptari humb jetën në një aksident tragjik me motoçikletë në Itali -
Kosovë
27-vjeçares nga Zvicra i zhduken 94 mijë franga nga valixhja në shtëpinë e prindërve në Pejë -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Ndahet nga jeta mjeku i njohur, Dr. Imer Hajdari
Jeta në Zvicër
-
Roboti zviceran që mund të ndryshojë të ardhmen e stomatologjisë MIR, roboti zviceran që hap një epokë të re në trajtimet dentare... -
Alarm në Zvicër: Dhjetëra kamera private sigurie transmetojnë pamje “live” në internet pa mbrojtje -
Biletat e festivaleve në Zvicër janë shtrenjtuar me mbi 40% në një dekadë -
Investimet në startup-et zvicerane bien me 15.5% në gjysmën e parë të vitit -
“Na duhet referendum për kondicionerët” – si po luftojnë zviceranët me vapën ekstreme













