Lajme
Piktorja kosovare përdor “zallin” e Kosovës në atelienë e saj në Vjenë
Atelieja e piktores kosovare, Albana Ejupi, e cila jeton në Vjenë sot ishte mikpritëse e ambasadorit të Kosovës në Austri, Lulzim Pllana. I shoqëruar edhe nga sekretarja e parë e ambasadës, Shkurte Krasniqi, ambasadori Pllana u njoftua me pikturat e artistes shqiptare në një prej galerive më me emër në Vjenë “Lukas Feichtner”, raporton Albinfo.ch
Piktorja Ejupi tregoi se si është të jesh një artiste e re në qytetin e Vjenës, me gjithë potencialin që ka si kryqendër e artit.
Ajo e njoftoi ambasadorin se me shumë krenari në pikturat e saj përdor zallin e Kosovës, ku dhe cilësohet unike me përdorimin e materialeve të ndryshme në pikturë.
Me anë të kesaj vazhdon të bëjë shpalosjen e prejardhjes së saj me kultivimin dhe prezantimin e vendit përmes krijimit artistik.
Në mesin e shumë ekspozimeve ndërkombetare , mundësinë e punës nga afër do ta kemi rastin ta shohim në ekspozitën e dytë personale në Vjenë, me datën 20 tetor 2020 në Galerinë “Lukas Feichtner”.
E-Diaspora
-
Vdekja tragjike e një 20-vjeçareje shqiptare në Itali, pas një rënieje nga ballkoni Anxhela B., një 20-vjeçare me origjinë shqiptare, humbi jetën mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, pas... -
Filmi ku luan aktorja nga Kosova, Luana Bajrami fiton çmim “Oscar” -
Në Bernë u mbajt manifestimi “Kurora e Lirisë” në përkujtim të Familjes Jashari -
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it -
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Jura regjistron ulje të aksidenteve dhe zero viktima në rrugë për vitin 2025 Kantoni i Jurës ka shënuar dy arritje historike në trafikun rrugor vitin e kaluar që nga... -
Kantoni Schaffhausen po shqyrton heqjen e mësimit të dy gjuhëve të huaja në shkollën fillore -
Çiftet në Zvicër mund të përdorin përsëri mbiemër të dyfishtë -
Zjarri në autobusin postar në Kerzers: Dalin detaje të reja nga hetimet -
Swiss Airlines ofron bonuse për largime vullnetare të stjuardesave dhe pilotëve















