Lajme
Banorët e dhjetë shteteve evropiane nuk mund të hyjnë në Kosovë pa testin PCR
Banorët e dhjetë shteteve evropiane nuk mund të hyjnë në Kosovë pa e poseduar një test PCR-Negativ. Madje, edhe nëse e kanë një test të tillë, pas hyrjes në vend ata duhet të vetizolohen për 7 – 14 ditë.
Kosova ka vendosur vija të kuqe për vendet që aktualisht po përballen me numër të madh të rasteve me koronavirus.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj.
Zemaj ka deklaruar sot se personat që do të hyjnë në Kosovë nga vendet me rrezik të lartë të infektimit, do të jenë të obliguar të kenë testin PCR për COVID-19, ose do të detyrohen të vetizolohen.
“Kemi vendosur masën që të gjitha shtetet me rrezik potencial të shpërndarjes së virusit pa testin PCR nuk do të mund të hyjnë në Kosovë, por edhe nëse hyjnë, duhet të vetizolohen 7-14 ditë sipas nevojës dhe vlerësimit të situatës epidemiologjike”, ka thënë Zemaj.
Por, cilat shtete janë pjesë e listës, për të cilin foli sot i pari i shëndetësisë në vend?
“Lista është e publikuar ne web faqen e ECDC dhe në bazë të saj veprohet edhe në Kosovë. Vendet me rrezik të lartë, në hartë figurojnë me ngjyrë të kuqe. Me rrezik te lartë konsiderohen vendet që kanë mbi 120 raste të infektimeve në 100.000 banorë”, kanë deklaruar nga Ministria.
Të gjitha këto shtete kanë mbi 120 raste të infektimeve në 100 mijë banorë, gjë që i bën të jenë pjesë e listës së shteteve me rrezik të lartë.
Situata më e rënduar është në Spanjë, Çeki, Francë dhe Holandë. Ndërkohë, situata duket se po shkon drejt përmirësimit në Norvegji, Finlandë dhe Itali.
Ndryshe, edhe Kosova deri para një jave është konsideruar si vend me rrezikshmëri të lartë dhe ka qenë pjesë e listës së karantinës në Zvicër. Por, pas uljes së rasteve, shteti zviceran e ka larguar vendin nga kjo listë.
Hapjen e kufijve për kosovarët pritet ta bëjë nesër edhe Republika e Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka thënë se propozimi për këtë nismë rajonale do të diskutohet të martën në mbledhjen e qeverisë dhe se vendimi me gjasë do të jetë pozitiv.
Vendim të ngjashëm për hapjen e kufijve pritet të miratojnë edhe qeveritë e shteteve të rajonit, në mënyrë që qytetarët të mund të lëvizin pa prezantuar para autoriteteve kufitare testin negativ për koronavirus./GE
E-Diaspora
-
Tifozët Kuq e Zi protestojnë para FSHF-së, kundërshtojnë organizimin e përbashkët Shqipëri-Serbi Tifozat Kuq e Zi kanë protestuar mëngjesin e kësaj të hëne para zyrave të Federatës Shqiptare...
-
Puna në qiell të jep ndjenjën e paqes
-
Hapet në Toronto Java e Kulturës së Kosovës
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër”
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Buxheti i mbrojtjes i propozuar prej 15 miliardë frangash, pritet të dështojë Një rritje e propozuar prej 15 miliardë frangash për buxhetin e mbrojtjes nuk ka gjasa të...
-
Shtatë gjëra që shtetasit jo-BE duhet t’i dinë rreth zhvendosjes në Zvicër
-
Cyrihu, qyteti i tretë më pak tërheqës evropian, për të ardhurat nga qiraja e pronave
-
Zvicër: Lajmet kryesore të ditës së hënë
-
Çiklizmi në tren: Rezervimi i vendit nuk e zgjidh mungesën e hapësirës