Koronavirusi: çast pas çasti
Evropa po përballet me rekord infektimesh me COVID-19
Ashpërsimi i masave për frenimin e ritmeve të larta të infektimeve nëpër Europë ende nuk po jep rezultate. Franca shënoi mbi 30 mijë infektimesh ditore. Bëhet fjalë për shifrën më të lartë të arritur që prej nisjes së pandemisë, një ditë përpara hyrjes në fuqi të shtetrrethimit në 9 qytetet e mëdha të vendit, përfshirë Parisin.
Rekorde ditore, pavarësisht ashpërsimit të masave u shënuan edhe në Itali, Gjermani, Çeki e Poloni. Në dallim nga vala e parë, vatra e infeksioneve në Itali është zhvendosur në jug, me Napolin që numëron edhe shumicën dërrmuese të rasteve të reja. Në Gjermani u kufizuan oraret e qëndrimit hapur të bareve dhe restoranteve në zonat e prekura. Ndërsa në Çeki e Poloni janë mbyllur shkollat dhe palestrat.
Pranë rekordeve ishte edhe Rusia, ndërsa shtim të ritmeve të infektimeve pati edhe në Shtetet e Bashkuara e Indi, ku janë shënuar mbi 60 mijë raste ditore.
E-Diaspora
-
Moda Ademi shkëlqen në skenën e “Jaboro Nights” në Biel Tashmë 11-vjeçare, Moda Ademi performoi me shumë sukses në koncertin “Jazz Pop Rock – Jaboro Nights”,... -
Mërgata kosovare në Zvicër voton më 6 qershor në ambasadë dhe konsullata -
10 kompani nga Kosova prezantohen në panairin “She Leads 2026” në Cyrih -
Katy Perry konfirmohet për “Sunny Hill Festival”, ylli botëror vjen në Prishtinë -
Xherdan Shaqiri nis pushimet në bregdetin shqiptar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mobilizon 4,000 ushtarë për sigurinë e Samitit G7 në Evian Forcat e Armatosura të Zvicrës do të angazhojnë rreth 4,000 ushtarë për të mbështetur operacionet e... -
Përdorimi i kokainës vazhdon të rritet në Zvicër -
Mërgata kosovare në Zvicër voton më 6 qershor në ambasadë dhe konsullata -
Çfarë duhet të dini për patentën e re digjitale të shoferit në Zvicër? -
Parlamenti zviceran refuzon kthimin e taksimit të përbashkët të bashkëshortëve













