Lajme
Këngëtari shqiptar me famë ndërkombëtare, kontratë me shtëpinë ‘Sony Music’
Këngëtari i njohur shqiptar me famë ndërkombëtare, Gashi, ka publikuar së fundmi në llogarinë e tij një foto ku shfaqet në studiot muzikore të ‘Sony Music’, transmeton albinfo.ch.
“Sapo u bëra pjesë e rekordeve ‘Rca’. Jam shumë i lumtur’, ka shkruar Gashi krah postimit të fundit duke zbuluar se ka lidhur tashmë një kontratë me shtëpinë diskrogafike në Londër.
Reperi Gashi është shumë i dashur për publikun dhe projektet e tij muzikore ka arritur të bëjë për vete shumë fansa sidomos shqiptarë. Artisti, prej vitesh jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku edhe po e ndërton karrierën e tij muzikore, transmeton albinfo.ch.
Reperi nuk ka zbuluar detaje të tjera pas këtij vendimi, megjithatë këto detaje pritet t’i ndajë vetë Gashi në ditët në vazhdim. Kujtojmë se deri më tani reperi shqiptar ka sjellë një sërë projektesh, të cilat kanë rezultuar mjaft të suksesshme.
Edhe emra të tjerë të njohur shqiptarë kanë lidhur kontratë me kompaninë e njohur si Era Istrefi, Enca etj. Kujtojmë se emra si Mariah Carey, Maluma, Britney Spears, Zayn Malik, Beyonce, Shakira e shumë të tjerë kanë lidhur kontratë me shtëpinë e njohur diskografike. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë













