Të tre pjesëtarët e familjes Krasniqi vdiqën pas një aksident trafiku që kishte ndodhur në autostradën federale 31 mes lokaliteteve Uhlidngen-Muhlhofen dhe Meersburg, ndërsa po ktheheshin për në Zvicër”.
Të paktën 50 miq nga Zvicra kanë udhëtuar në Kosovë për të marrë pjesë në varrim
Të mërkurën, disa ditë pas aksidentit që ndodhi në Gjermani, afër kufirit zviceran, është kryer në Kosovë ceremonia e varrimit të viktimave nga Schaffhauseni: Z.K. (35), djalit të tij F.K. (12) dhe nipit B.K. (18).
Gazeta 20 minuten shkruan për varrimin.
Siç është raportuar tashmë, gjatë kthimit nga pushimet në Kosovë, makina kishte rrëshqitur pak para kufirit me Zvicrën dhe qe përplasur ballë për ballë me një kamion, transmeton albinfo.ch.
Në aksident, tragjedisë i mbijetuan nëna 35 vjeçe dhe vajza 11 vjeçe mbijetuan tragjedisë.
Ceremonia e varrimit u zhvillua në Kosovë të mërkurën pasdite. Dhembja për goditjen që pësoi familja, është e madhe: Sipas M.I. (24), një mik i familjes, të paktën 50 miq nga Zvicra kanë udhëtuar në Kosovë për të marrë pjesë në varrim.
“Atmosfera është shumë e tensionuar dhe e trishtuar. Gjithnjë e më shumë njerëz po mblidhen”, thotë M. pak para se të fillojë ceremonia e varrimit.
Së bashku me nënën, vajzën dhe të afërmit e tyre, rreth njëmijë njerëz u thonë lamtumirë të dashurve të tyre, përcjell albinfo.ch.
Kryetari i komunës dhe politikanë të tjerë po ashtu kanë marrë pjesë në ceremoni.
Pjesëmarrësit në varrim kanë vendosur sende personale në varret e të ndjerve. Veç luleve, edhe një makinë lodër për B., i cili kishte shpresuar që më në fund të mësonte të ngiste makinën…
Edhe media të ndryshme vendore kanë raportuar nga ceremonia e varrimit
“U është dhënë lamtumira e fundit tre anëtarëve të familjes Krasniqi të cilët në mënyrë tragjike si pasojë e një aksidenti në Gjermani, humbën jetën disa ditë më parë”, shkruan fax.al.
Të tre pjesëtarët e familjes Krasniqi vdiqën pas një aksident trafiku që kishte ndodhur në autostradën federale 31 mes lokaliteteve Uhlidngen-Muhlhofen dhe Meersburg, ndërsa po ktheheshin për në Zvicër”.
LajmeParadoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Lajme250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së bashkon në Cyrih elitën e biznesit, sportit dhe diplomacisë, me pjesëmarrje edhe të sipërmarrësve shqiptaro-zviceranë
Storje SuksesiVula e Ekselencës, si shndërrohet një diplomë e Kosovës në Licencë Auditimi në Zvicër
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste
Shqipëria do të organizojë samitin e ardhshëm të NATO-s, Rama e quan moment krenarie
Begaj viziton Luginën e Preshevës: Shqipëria do të jetë avokate e të drejtave tuaja
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë