Lajme
Shkrimtarja Shqipe Sylejmani promovoi librin “Bürde & Segen“ në Cyrih
Shkrimtarja shqiptare nga Zvicra promovoi librin e saj “Bürde & Segen“
Shkrimtarja shqiptare, e cila jeton dhe vepron në Zvicër, Shqipe Sylejmani, ka promovuar mbrëmë botimin e librit të saj më të fundit në gjuhën gjermane “Bürde & Segen“ (Barrë&Bekim), shkruan albinfo.ch.
Shqipe Sylejmani ka lindur në Prishtinë, Kosovë, në vitin 1988 dhe jeton në Zvicër që kur ishte katër vjeçe. Ajo studioi gazetari dhe komunikim në Cyrih dhe punoi ndër të tjera si gazetare në Zvicër dhe New York. Që nga viti 2018 ajo është përfshirë në fushën e financimit kulturor dhe është presidente e shoqatës “Kulturwerkstatt: Techno”.
Libri i saj u prmovua mbrëmë, më 22.10.2020, në Cyrih të Zvicrës, ku të pranishëm ishin një numër i madh i libërdashësve. Përveç kësaj, promovimi u shoqërua edhe me muzikë popullore e folklorike.
Shkrimtarja Shqipe Sylejmani mbajti edhe një fjalim në lidhje me librin e saj “Bürde & Segen“, duke pasqyruar disa pjesë të librit para audiencës së pranishme, shkruan tutje albinfo.ch.
Në librin “Bürde & Segen“ trajtohen tema interesante, ndërthurje historie, me të cilën autorja me mjeshtërinë e saj letrare rrëfen përvojën e saj të migrimit dhe udhëtimet në vendlindjen e saj.
Romani rrëfen historin e vajzës që jeton në Zvicër dhe ka gjithçka që të afërmit e saj në Kosovë mund të dëshirojnë: lirinë, mundësitë dhe ambiciet. Megjithatë, edhe në fëmijërinë e saj, ajo ndjeu se gjithnjë i ka humbur diçka. Kur gjyshja i vdes dhe e lë me një fletore me destinacione udhëtimi në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, e reja vendos të udhëtojë në këto vende vetëm për të gjetur qartësi në lidhje me jetën e saj. Në udhëtimin e saj ajo jo vetëm zbulon anekdota të vjetra, histori dhe mite, por gjithashtu gjen miq të rinj, dashuri dhe veten, shkruan albinfo.ch.




Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriShqipe Sylejmani
- Prejardhja:Prishtinë
- Vendi ku vepron:Cyrih
- Profesioni:Shkrimtare
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër














