Tematike
Rezultati brenda 15 minutave me testin SARS-CoV-2: Zëvendësim i RT-PCR për Covid-19
Në këtë artikull shpjegohet mënyra e re e testimit të shpejtë që bëhet brenda 15 minutave me testin SARS-CoV-2 Rapid Antigen (Roche Diagnostics)
Dr. Fatime Imeri Berisha është një eksperte e shquar, specialiste për Mikrobiologji, Imunologji, Hematologji, Kimi Klinike dhe Diagnostikë Molekulare në Cyrih. Ajo është bartëse e disa funksioneve në fushën që mbulon, në institucione shkencore me renome në Cyrih dhe Bazel (Zvicër).
Në këtë artikull ajo e shpjegon mënyrën e re të testimit të shpejtë që bëhet brenda 15 minutave me testin SARS-CoV-2 Rapid Antigen (Roche Diagnostics).
Kompania e njohur Roche Diagnostics pati paralajmëruar lansimin e testit SARS-CoV-2 Rapid Antigen qysh në fillim të shtatorit të këtij viti. Synimi i këtij testi është që të bëjë detektimin e virusit në mostra nga fyti dhe hunda brenda 15 minutave. Sipas Roche Diagnostics, senzitiviteti i testit është 96% dhe specifiteti 99%. Ky test, si i tillë i plotëson kushtet e OBSH për përdorimin e tij.
Tanimë laboratoret kanë filluar të furnizohen me këtë test dhe janë bërë edhe testimet e para për saktësinë e tij.
Në laboratorin tim në Cyrih i kemi testuar në mënyrë paralele disa qindra mostra me RT-PCR dhe me testin e shpejtë SARS-CoV-2 Rapid Antigen (Roche Diagnostics)
Nga testimet e para rezultoi që:
- Të gjitha mostrat me sasi të lartë të virusit, që ishin pozitive në RT-PCR, ishin pozitive edhe me testin e shpejtë SARS-CoV-2 Rapid Antigen. Te shumica e tyre nuk ishte e nevojshme të pritej as 15 minuta sepse reaksioni pozitiv rezultoi pas 1-2 minutave.
- Te mostrat me sasi të ulët të virusit, rezultati me testin e shpejtë SARS-CoV-2 Rapid Antigen me gjasë do të jetë negativ (“negativ i rrejshëm”).
- Mostrat negative me RT-PCR ishin negative edhe me testin e shpejtë.
Përvoja me teste të shpejta është ende e ulët, për këtë arsye duhet të bëhen testime të mëtejme për tu dhënë një konkludim i sigurtë.
Përveç testit SARS-CoV-2 Rapid Antigen të kompanisë Roche Diagnostics, në treg qarkullojnë edhe disa teste tjera të këtij lloji.
OBSH ka dhënë në ndërkohë (11. Shtator 2020) rekomanimet e saj për përdorimin e testeve Rapid Antigen apo Ag-RDT (Antigen-rapid detecting tests)
Kur duhet të bëhet testi Rapid Antigen sipas OBSH-së:
- Kur testi RT-PCR nuk mund të bëhet pë shkak të kapacitetit të kufizuar
- Te pacientët që kanë simptome të Covid-19: nëse testi i shpejtë është pozitiv nuk ka nevojë të bëhet testi RT-PCR. Pacienti konsiderohet pozitiv dhe izolohet. Nëse rezultati është negativ, preferohet ritestimi
- Në një kolektiv ku ka shumë pacientë të konfirmuar me RT-PCR, personat e rrezikuar testohen me testin e shpejtë dhe ata që rezultojnë negativ duhet të ritestohen me RT-PCR
- Për vëzhgimin e trendit të zhvillimit dhe përhapjes së sëmundjes
- Te punëtorët shëndetësorë, në shkolla, te të burgosurit
- Për detektimin e hershëm të rasteve pozitive
- Për testimin e individëve që kanë pasur kontakt me pacientë me Covid-19
Në rast se testi i shpejtë rezulton negativ pacienti duhet të rrijë në shtëpi derisa të kalojnë simptomet e sëmundjes. Eventualisht mund të bëhet ritestimi ose të bëhen edhe teste për virusë të tjerë që mund të shkaktojnë simptome të ngjashme me ato të Covid-19.
Kur NUK duhet të bëhet testi Rapid Antigen sipas OBSH-së :
- Individët pa simptome përveç nëse kanë pasur kontakt me një rast pozitiv për Covid-19
- Në një kolektiv ku ka pak raste me Covid-19
- Në mungesë së infrastrukturës (maska, syzat, mbrojtja e personit që e aplikon testin)
- Kur rezultati i testit nuk ka ndikim në menaxhimin e rasteve apo pacientëve
- Në aeroporte te punëtorët dhe udhëtarët
- Në raste kur pacienti dhuron gjak, ky test nuk guxon të përdoret për të përjashtuar Covid-19
Ky test duhet të bëhet vetëm nga personeli i kualifikuar dhe me infrastrukturën e duhur.
Për fund: në rast se pacienti është me simptome të Covid-19, testi pozitiv me SARS-CoV-2 Rapid Antigen e konfirmon sëmundjen brenda 15 minutave. Ky rezultat mjafton për të konfirmuar Covid-19 dhe nuk ka nevojë për testimin me RT-PCR.
Kriteret e lartpëmendura të OBSH-së nuk janë definitive dhe do të aktualizohen në bazë të përvojës së mëtutjeshme me këto teste.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026













