Koronavirusi: çast pas çasti
Kosovë: Mbi 47 mijë gjoba për mosrespektim të ligjit anti-COVID
Ka më shumë se një muaj prej hyrjes në fuqi të Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e pandemisë COVID-19, e për moszbatim të masave anti-COVID, Policia e Kosovës ka gjobitur mbi 47 mijë qytetarë të Kosovës. Më pak gjoba janë shqiptuar nga Inspektorati Sanitar, ku vetëm në muajin shtator janë dënuar 110 qytetarë dhe rreth 80 biznese.
Vendosja e maskës, ndalimi i punës së gastronomisë pas orës 23:30 dhe ndalimi i muzikës prej orës 21:00 në subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë (restorantet, kafiteritë dhe të ngjashme), janë disa nga masat që Qeveria e Kosovës ka vendosur për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Zyra për Informim në PK ka njoftuar se nga dita kur ka hyrë në fuqi Ligji për luftimin e COVID-19, janë shqiptuar 47 mijë e 312 gjoba. Për nga shifrat, më së shumti shkelës të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e COVID-19 janë identifikuar në komunën e Prishtinës, e cila prin me gjithsej 12 mijë e 432 gjoba, e pasuar nga Peja me gjithsej 7 mijë e 838 dhe Prizreni me 6 mijë e 838.
Ligji për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, parasheh ndëshkime për të gjithë ata që nuk i respektojnë masat e vëna nga Qeveria. Çdo person që nuk mban maskën në hapësira publike dënohet me 35 euro, ndërsa ata që nuk e respektojnë izolimin dënohen me 500 euro.
Javëve të fundit kur lakorja e infeksionit po rritet në Evropë dhe kur masat e mbylljes dhe karantina po kthehen në ato vende me risk të lartë të infeksionit, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kërkuar shtim të inspektimeve dhe shqiptim të gjobave sipas Ligjit për luftimin e pandemisë COVID-19 për të gjithë ata që nuk zbatojnë masat.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%












