Lajme
Kantoni Jura shpall gjendje të jashtëzakonshme: Mbyllen baret dhe restorantet
Spitalet kantonale ishin në kufi të kapaciteteve të tyre dhe u është dashur të transferonin në Bazel pacientët e parë nga sektori i kujdesit intensiv
Kantoni i Jura ka shpallur sot, por me veprim nga e hëna që vjen, gjendje të jashtëzakonshme kantonale. Kjo gjendje do të vazhdojë deri më 15 nëntor, shkruan sda.ch.
Nga e hëna, të gjitha baret dhe restorantet, si dhe objektet e tjera publike, duke filluar nga muzetë dhe qendrat sportive duhet të mbyllen, transmeton albinfo.ch. Përveç kësaj, do të ndalohen edhe tubimet e më shumë se pesë personave.
Këto masa janë dukshëm më të ashpra se ato të vendosura në nivel të vendit dhe janë të përafërta me ato që vlenin në kohën e valës së parë, në muajt mars e prill.
Por nga ky rregull përjashtohen asambletë legjislative dhe shërbimet e kultit. Tani bëhet e detyrueshme vënia e maskës edhe për nxënësit dhe mësuesit në shkollat e mesme
Sipas deklaratave të saj, qeveria e Kantonit Jura e sheh veten të detyruar të marrë këto masa në mënyrë që të parandalojë shembjen e sistemit shëndetësor, përcjell albinfo.ch. Spitalet kantonale ishin në kufi të kapaciteteve të tyre dhe u është dashur të transferonin në Bazel pacientët e parë nga sektori i kujdesit intensiv.
Në dy javët e fundit, në këtë kanton ishin regjistruar 19 vdekje nga Covid-19, numër që është – pothuajse tri herë më i madh sesa në valën e parë të pandemisë, në pranverë.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ Nën organizimin e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër, ka arritur grupi i parë prej 10 specializantëve... -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet -
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel










