Lajme

Holanda mbyll restorantet dhe baret: Kërcënon një bllokim i ri

"Tani varet nga të gjithë ne" është shprehur kryeministri në konferencën për shtyp të transmetuar drejtpërdrejt në TV. "Jini realist holandezë dhe merrni përgjegjësi"

Holanda ka forcuar në mënyrë drastike masat kundër koronavirusit. Kryeministri Mark Rutte ka njoftuar të martën në Hagë për një “bllokim të pjesshëm”. Pubet, kafenetë dhe restorantet do të mbyllen dhe shitja e alkoolit do të ndalohet pas orës 20:00, shkruan SDA.

Për më tepër, qytetarëve u lejohet të marrin jo më shumë se tre mysafirë në ditë në apartamentet e tyre dhe po ashtu duhet të përdorin vetëm autobusët dhe trenat vetëm në raste urgjente, transmeton albinfo.ch. Kryeministri Rutte gjithashtu bërë të ditur vendimin për detyrim të përgjithshëm të mbajtjes së maskave në të gjitha hapësirat publike si dyqanet, muzetë apo bibliotekat. Deri më sot, ky ishte vetëm një rekomandim urgjent.

“Tani varet nga të gjithë ne” është shprehur kryeministri në konferencën për shtyp të transmetuar drejtpërdrejt në TV. “Jini realist holandezë dhe merrni përgjegjësi”.

Duke marrë këta hapa, qeveria po reagon ndaj numrit dramatik në rritje të infeksioneve të reja me virusin corona, përcjell albinfo.ch. Në shtatë ditët e kaluara, ishin raportuar 252 infeksione për 100,000 banorë.

Vatrat më të këqija të virusit janë Amsterdami dhe Roterdami, secili me rreth 410 infeksione për 100,000 banorë. Situata është “alarmante” në pothuajse të gjitha rajonet, ka thënë Rutte.

Javën e kaluar, Instituti për Shëndetin dhe Mjedisin RIVM ka regjistruar pothuajse 44,000 infeksione të reja – 60 për qind më shumë se në javën pararendëse. Rreth 7,400 infeksione të reja janë raportuar të martën, rreth 550 më shumë se një ditë më parë, transmeton albinfo.ch. Kjo ishte hera e parë që tejkalohej marka 7000.

Numri i pacientëve në spitale dhe njësi të kujdesit intensiv gjithashtu po rritet me shpejtësi. 34 persona kanë vdekur nga Covid-19 të martën dhe 13 vdekje janë raportuar një ditë më parë. Që nga shpërthimi i pandemisë, në Holandë ka pasur rreth 190,000 infeksione dhe 6,631 vdekje në vend.