Lajme
Vetëm Belgjika “ia kalon” Zvicrës me incidencë të koronavirusit
Zvicra ka incidencën 1166, Gjermania 280, Italia 680, Franca 970 në 100 mijë banorë. Vetëm Belgjika me 1300 ka incidencën më të lartë se Zvicra
Një krahasim evropian tregon se Zvicra ka një incidencë shumë të lartë të rasteve me koronavirus. Incidenca 14-ditore për 100.000 banorë është 1166, thotë Thomas Kuster nga BAG në konferencën për media që po vazhdon të mbahet në këto çaste në Bernë.
“Një javë më parë ishte 1068. Numri i infeksioneve të reja ka rënë pak, por numri i pranimeve në spital mbetet relativisht i lartë, edhe pse ka një ulje të vogël. “Numri i rasteve mbetet i lartë, situata mbetet shqetësuese sa i përket ngarkimit të sistemit shëndetësor” thotë Kuster.
Si shembuj krahasimi: Gjermania ka një incidencë prej 280, Italia 680, Franca 970, transmeton albinfo.ch. Vetëm Belgjika, me 1300 raste, ka incidencën më të lartë se Zvicra.
Sikurse edhe deri më tani, Zvicra Perëndimore vazhdon të preket më rëndë. Në nivelin kombëtar, megjithatë, ekziston një tendencë e rrafshimit të kurbës, u tha në konferencë.
Numri i rasteve dhe shtrimet në spital duhet të ulen ndjeshëm në mënyrë që situata të qetësohet, thotë Kuster. Prandaj është ende herët të thuhet nëse masat e miratuara nga Këshilli Federal kanë shkaktuar një ndryshim të trendit.
Kuster me këtë rast i është referuar një deklarimi optimist që një ditë më parë, e kishte bërë ministri i shëndetësisë, Alain Berset. Sipas tij, ulja e shifrave gjatë fundjavës, mund të merret si “inkurajuese”.
Qëllimi është që numri i riprodhimeve të arrihet nën 1, ka thënë më tutje Kuster.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku















