Lajme
Ministri Maurer zmbraps kritikët: “Shumica e viktimave, mbi 80-vjeçarë”
Ai ka theksuar se vetëm 31 veta nga të vdekurit e kohëve të fundit kanë qenë rreth moshës pesëdhjetë vjeçare
Ministri i Financave, Ueli Maurer, qëndron prapa qasjes relativisht liberale të Zvicrës ndaj koronavirusit. Nuk dihet nëse do të mund të parandaloheshin shumë vdekje në rast të një ndërhyrjeje më të fortë e qeverisë.
Zvicra aktualisht ka një shkallë të lartë të vdekshmërisë së të sëmurëve me Covid19 krahasuar me vendet e tjera. Sipas këshilltarit federal, Ueli Maurer, nuk është e qartë nëse ndërhyrja e hershme nga Këshilli Federal në fillim të valës së dytë mund ta kishte parandaluar këtë.
“Ne nuk e dimë”, ka thënë Maurer të shtunën në një intervistë për Radio SRF, transmeton albinfo.ch. “Ne kemi barazpeshuar interesat e shëndetit, ekonomisë dhe jetës publike”.
Ndaj kësaj strategjie ka pasur kohët e fundit gjithnjë e më shumë kritika nga pala ndërkombëtare. Në një intervistë me gazetat CH Media, për shembull, i dërguari special i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për koronavirusin, David Nabarro, ka thënë se situata në Zvicër është jashtëzakonisht e rëndë.
Ai është shprehur i befasuar se si numri i rasteve në Zvicër, ndër më të lartit në Evropë, nuk është parë nga qeveria si një emergjencë kombëtare.
Por ministri federal, Maurer, hedh poshtë pretendimet se Zvicra kishte mbivlerësuar interesat ekonomike. “Kjo për mua është rruga e duhur”, ka thënë Maurer për Radio SRF.
Ai me këtë rast është marrë me faktin se rreth 1000 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në 14 ditët e fundit. “Shumica e tyre janë mbi 80 vjeç”, ka thënë Maurer, përcjell albinfo.ch. Ai ka theksuar se vetëm 31 veta nga të vdekurit e kohëve të fundit kanë qenë rreth moshës pesëdhjetëvjeçare.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud













