Integrimi
Deputetja zvicerane viziton shkollën shqipe në Uster (ZH)
“Organizimin e mësimit në gjuhën amtare unë e vlerësoj lart, është një punë shumë e mirë”- tha në mes tjerash deputetja e Parlamentit zviceran znj. Priska Seiler – Graf
Të enjten, më 19 nëntor 2020, Shkolla Shqipe në Uster kishte dy mysafirë të nderuar: deputeten e Parlamentit të Konfederatës Zvicerane znj. Priska Seiler – Graf dhe këshilltarin komunal z. Kushtrim Aziri. Ata vizituan klasën e mësimit plotësues në gjuhën shqipe të mësuesit Vaxhid Sejdiu, thuhet në një njoftim për shjtyp, të Shkollës Shqipe të Zvicrës.
Nxënësit e grupit të parë patën rastin të njihen me deputeten zvicerane dhe natyrisht t`i dëgjojnë edhe këshillat e saj, se sa e rëndësishme është të mësojnë gjuhën amtare.
E impresionuar nga nxënësit të cilët edhe pse të vegjël e pritën dhe e përcollën me buzëqeshje duke qenë aktiv gjatë orës mësimore znj. Priska Seiler – Graf, ju premtoi që në të ardhmen do t`i vizitojë përsëri.
Në fjalën e saj, ajo i përgëzoi nxënësit për angazhimin e tyre në orët mësimore për ta mësuar edhe gjuhën amtare edhe pse ata gjatë tërë javës janë të angazhuar në mësimin e rregullt në gjuhën e vendit. Dhe kjo po më pëlqen – tha ajo, veçanërisht, po më pëlqen qëndrimi i prindërve tuaj, për t`iu dërguar në mësim për ta mësuar gjuhën amtare. Këtë duhet ta vlerësojmë lart. Gjuha amtare është shumë e rëndësishme sepse ndihmon edhe mësimin e gjuhës së vendit, por edhe të gjuhëve të tjera.
Mësuesi Vaxhid Sejdiu, njoftoi deputeten znj. Seiler – Graf, për organizimin e Shkollave Shqipe në Zvicër, me theks të veçantë në Kantonin e Cyrihut, si dhe bashkëpunimin me Drejtorinë Arsimore të Kantonit të Cyrihut dhe mbi të gjitha bashkëpunimin e ngushtë me Drejtoritë e Shkollave Zvicerane, edhe të kantoneve tjera.
Ai, po ashtu theksoi se vetëm gjatë një viti janë hapur 42 shkolla, në të cilat ndjekin mësimet në gjuhën amtare 629 nxënës shqiptarë. Ky sukses nuk do të ishte kështu siç është pa mbështetjen e madhe të Drejtorive të Shkollave Zvicerane, të cilat në vazhdimësi na ndihmojnë në organizmin sa më të mirë të shkollave shqipe, përfundon njoftimi.
Dhe në fund, një foto e përbashkët në shenjë falënderimi për mikpritjen, (nga e majta në të djathtë) z. Kushtrim Aziri, znj. Priska Seiler – Graf dhe mësuesi i gjuhës shqipe z. Vaxhid Sejdiu
(Shkolla shqipe Zvicër, Sektori për informim)
E-Diaspora
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998 Kryetarja e shoqatës “Kosovo goes Europe”, Kati Schneeberger do të hapë nesër (2 maj) ekspozitën ...
-
Milano: Rita Petro, ndër të ftuarat e “FjalaFest”
-
Bruksel: Përfaqësuesit e diasporës shqiptare, gati për projektin e shkollës verore “JAM SHQIPTAR”
-
Belgjikë: Arrestohen disa shqiptarë për këto motive
-
Gjermani
Humb jetën tragjikisht mërgimtari në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Votimi i shtrenjtë për ligjin për furnizimin me energji elektrike Deri më tani, mbi pesë milionë franga janë caktuar për votimin intensiv të ligjit për furnizimin...
-
Policia e Thurgau-ut, me apel interesant
-
Zvicër: Tregtia me pakicë rritet vetëm falë produkteve ushqimore
-
Zvicër: Nisma e re për legalizimin e rritjes së kanabisit
-
Gjithnjë e më shumë kompani po testojnë javë katërditore