Lajme
Shefi i task forcës zvicerane, optimist: “Qëllimi i fazës së parë është arritur”
Ackermann: “Është kënaqësi të shohësh se kemi një vlerë R prej 0.78 për të gjithë Zvicrën. Kështu, ne presim që numri i rasteve të përgjysmohet për çdo dy javë”
Martin Ackermann, kreu i task forcës shkencore të Zvicrës për Covid-19, në konferencën e sotme për media ka thënë fjalë trimëruese për uljen e intensiteti të pandemisë.
“Dy javë më parë ne patëm bërë një propozim për qëllimet tona, të ndara në etapa. Ai parashikonte përgjysmimin e numrit të rasteve çdo dy javë”, shkruan srf.ch.
Vlera R (e përhapjes së virusit nga një i sëmurë) mund të përdoret për të llogaritur sa shpejt rritet ose zvogëlohet numri i rasteve. “Është kënaqësi të shohësh se në të vërtetë kemi një vlerë R prej 0.78 për të gjithë Zvicrën. Kështu që ne presim që numri i rasteve të përgjysmohet për rreth çdo dy javë ”, thotë Ackermann, transmeton albinfo.ch.
Në Zvicrën frankofone aktualisht po shënohet rënie më e shpejtë e numrit të rasteve se sa në atë gjermane. Kjo vjen edhe nga fakti se kantonet e Zvicrës perëndimore (frankofone) kishin shpallur masa më të ashpra shtesë, pasi që edhe gjendja kishte qenë më e rëndë.
“Në kantonet e tjera vlera R është ende mbi 0.8 në disa raste, dhe në disa madje po rritet,” vazhdon Ackermann, përcjell albinfo.ch. Por është e rëndësishme që të kemi një lloj jastëku sigurie.
“Moti ka një ndikim në infeksionet. Sa më keq të jetë moti, aq më keq jemi sa u përket infeksioneve të reja “. Kjo duhet përkujtuar në rferim të muajve të ftohtë të dhjetorit dhe janarit që janë në prag, ka thüenë Ackermann.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














