Lajme
Në këto vende, telefoni ju lajmëron kur keni pranë dikë me COVID-19
Si funksionon procesi
Duke qenë se rastet e reja të coronavirusit shpërthejnë në gjithë botën, zyrtarët e shëndetit po kthehen te telefonat për të ndihmuar në ngadalësimin e përhapjes së infeksioneve
Falë teknologjisë së disponueshme në telefonat Apple dhe Google, tani njerëzit mund të marrin njoftime pop-up në disa shtete, nëse janë afër dikujt që është testuar pozitiv për COVID-19, shkruan CNN.
Ndërkohë, sinjalizimet vijnë përmes aplikacioneve të departamentit të shëndetit shtetëror, që përdorin teknologjinë Bluetooth për të zbuluar kur ju (ose më saktësisht, telefoni juaj) keni qenë në kontakt të ngushtë me telefonin e një personi të infektuar.
Këto aplikacione nuk mund t’ju mbajnë të sigurt, (ju bëjnë të ditur vetëm pasi jeni ekspozuar), ato mund të parandalojnë që të tjerët të infektohen nëse merren masa paraprake, si vetëkarantimi, pas marrjes së një alarmi.
Miliona njerëz po regjistrohen, edhe pse këto aplikacione nuk janë ende të disponueshme në shumë shtete.
Zyrtarët shëndetësorë besojnë se sinjalizimet mund të jenë veçanërisht të dobishme në rastet kur një person i infektuar ka qenë në kontakt me të panjohur, për shembull në një autobus, tren ose arkë, të cilët përndryshe nuk do ta dinin se ishin të ekspozuar.
Si funksionojnë njoftimet
Që njoftimet e ekspozimit të jenë efektive, përdoruesit e Android duhet të aktivizojnë Bluetooth dhe të shkarkojnë aplikacionin e njoftimit të shtetit të tyre për Covid-19.
Në këto vende, telefoni ju lajmëron kur keni pranë dikë.
Kur dikush ka bërë testin dhe ka dalë pozitiv, ai do pajiset me një PIN për të vendosur në telefonin e tij. Çdo telefon tjetër afër telefonit me atë PIN, zakonisht brenda gjashtë metrash ose më pak, për të paktën 15 minuta, do të marrë një alarm duke i thënë përdoruesit të karantinohet apo të njoftojë një mjek.
Aplikacioni vlerëson se sa afër ishit ju me personin tjetër dhe sa ishte kohëzgjatja e këtij “kontakti”.
E-Diaspora
-
Hamburg
Elbenita Kajtazi gati për debutimin e rëndësishëm në operën “Luisa Miller” në Hamburg Sopranoja shqiptare do të ngjitet në skenën e Staatsoper Hamburg nën dirigjimin e Henrik Nánási, duke... -
Investim i madh nga diaspora e Zvicrës: Peja bëhet qendër e re e prodhimit të shtëpive të prefabrikuara -
“Një brez mes dy kulturave” -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit
Jeta në Zvicër
-
Investim i madh nga diaspora e Zvicrës: Peja bëhet qendër e re e prodhimit të shtëpive të prefabrikuara Në Zahaq të Pejës është inauguruar fabrika e re e kompanisë GreenHouse SHPK, një investim i... -
SBB: Nga 2027 më shumë lidhje ndërkombëtare drejt Francës dhe Italisë -
Zvicër: Dita Kombëtare kundër miteve mbi alkoolin, synohet ulja e stigmatizimit -
Zvicër: Asnjë gjurmë e toksinës cereulide në analizat e ushqimeve për foshnja -
Zvicra mbyll përkohësisht gjashtë qendra federale për azilkërkues














