Lajme
Suedia ka pranuar se nuk sheh shenja të imunitetit të masës
“Çështja e imunitetit në masë është e vështirë. Për momentin, ne nuk shohim ndonjë shenjë të imunitetit që ngadalëson valën e dytë”, tha Tengel
Ani pse Suedia ngjalli polemika mbi politikën e saj në fillim të pandemisë për mos-aplikimin e masave për mbrojtje kundër korona virusit, së fundmi, ka pranuar se nuk sheh shenja të imunitetit të masës dhe se numri i të infektuarve të rinjë rritet, transmeton albinfo.ch.
Duhet theksuar se Anders Tegnel, krijuesi i strategjisë suedeze pa “karantinë”, më herët kishte argumentuar se Suedia do të kalonte më mirë se vendet e tjera në valën e dytë pasi ndërtoi imunitetin kolektiv gjatë valës së parë.
“Çështja e imunitetit në masë është e vështirë. Për momentin, ne nuk shohim ndonjë shenjë të imunitetit që ngadalëson valën e dytë”, tha Tengel.
Ndërkohë, kryeministri Stefan Lofven ka ndryshuar plotësisht qasjen e tij javët e fundit, duke futur kufizime në shitjen e alkoolit, vizitat në shtëpi dhe tubimet publike, duke paralajmëruar se kufizimet e udhëtimit mund të jenë hapi i radhës.
Me kaq, rregullat në Suedi janë ende relativisht më pak srikte, krahasuar me vendet e tjera evropiane, por janë një përmbysje e konsiderueshme e politikave të mëparshme që kanë lejuar njerëzit të zgjedhin vullnetarisht nëse do të qëndrojnë në shtëpi dhe të mbajnë distancën e tyre.
Suedia shënoi numër rekord të sapo infektuarve me korona virus këtë muaj, duke provuar se vendi nuk ka arritur të shmangë valën e dytë të epidemisë që ka goditur pjesën më të madhe të Evropës.
Në maj, Tegnel parashikoi që numri i rasteve në vend ” do të jetë mjaft i vogël” kur vala e dytë të mbërrijë në vjeshtë, pasi shumica e popullsisë do të infektohet me virusin dhe do të bëhet imune. Që nga ajo kohë, ka pasur prova në rritje që njerëzit që janë shëruar nga korona virusi mund të sëmuren përsëri dhe se në disa raste imuniteti mund të jetë jetëshkurtër.
E-Diaspora
-
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarët... -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit Zvicra dhe Austria kanë vendosur të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, duke planifikuar blerje të... -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet -
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi -
Model i ri banimi në Zvicër: Sa më shumë banorë në një apartament, aq më e ulët qiraja -
Një valë e re nxehtësie godet Zvicrën, alarm për valë të nxehti në disa rajone frëngjishtfolëse














