Lajme
Eurozona mund të ketë nevojë për më shumë mbështetje financiare
Qeveritë e Eurozonës dhe Banka Qendrore Evropiane mund të kenë nevojë të ofrojnë më shumë mbështetje fiskale dhe monetare sesa pritej fillimisht për shkak të efekteve të valës së dytë të pandemisë COVID-19, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar të hënën, shkruan “Reuters”.
Vlera e përgjithshme e mbështetjes fiskale dhe monetare të ofruar, e kombinuar me aksesin në triliona euro të kredive të lira dhe fondet e reja të nivelit të BE-së ende nën debat, tashmë tejkalon 10 trilionë euro.
FMN tha se përderisa kjo përgjigje është mbresëlënëse, mund të nevojitet më shumë nëse perspektiva ekonomike përkeqësohet më tej.
“Rreziqet … qëndrojnë qartë në rënie deri në fillim të vitit 2021 duke pasur parasysh valën e dytë në vazhdim”, tha FMN në një përmbledhje të rregullt të ekonomisë së zonës së euros.
“Me valën e dytë në vazhdim, politikat fiskale kombëtare ka të ngjarë të kenë nevojë të ofrojnë mbështetje të gjerë për më shumë se sa ishte parashikuar fillimisht”, shtoi FMN, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri Me përjashtim të një pjese të Ticinos dhe Engadines, rreziku nga zjarri ka arritur nivelin 4... -
Kantoni zviceran vazhdon të zbatojë kufizimet e telefonave në shkollat fillore -
Nisin kolonat drejt jugut, 9 kilometra pritje para tunelit të Gotthardit -
Premtimet e pazakonta nëse Zvicra shpallet kampione bote -
Hotelet zvicerane po garojnë për t’u bërë të dukshme në ChatGPT dhe inteligjencën artificiale












