Gjuha
Nga nesër nuk do të mbahet mësimi në gjuhën shqipe në Kantonin e Cyrihut
Ndërprehet mësimi në Kantonin e Cyrihut për shkak të Covid
Është bërë e ditur se nga 10 dhjetori e deri në fund të shkurtit, nuk do të mbahet mësimi në gjuhën shqipe në Kantonin e Cyrihut. Kështu ka njoftuar, Shkolla shqipe e mësimit plotësues “Naim Frashëri” në këtë kanton, shkruan albinfo.ch.
Ky është edhe vendimi i Drejtorisë së Arsimit të Kantonit të Cyrihut, i cili është publikuar dje.
Njofimi i plotë
NJOFTIM NGA SHKOLLA SHQIPE E MËSIMIT PLOTËSUES “NAIM FRASHËRI” PËR KANTONIN E CYRIHUT
Të dashur/-a nxënës/-e,
Të nderuar prindër,
Ju njoftojmë se nga 10 dhjetor ’20 e deri në fund të shkurtit ’21, për arsye të gjendjes së krijuar nga Coronavirusi, nuk do të mbahet mësimi në gjuhën shqipe në Kantonin e Cyrihut.
Ky është vendim i Drejtorisë së Arsimit të Kantonit të Cyrihut, i cili është publikuar dje.
Ju njoftojmë se ne përsëri, si herën e kaluar, do të rifillojmë me mësimin në largësi. Për çdo javë ne do të publikojmë në faqen tonë www.lapsh-zh.ch, si dhe në Facebook në vjegën Shkolla Shqipe LAPSH – Zürich, materiale mësimore, të cilat do t’i punojmë bashkërisht.
Kujdesi për shëndetin e të gjithëve është me përparësi, sidomos në këtë gjendje të cilën po e kalojmë. Bashkërisht do t’ia dalim ta përballojmë edhe këtë sfidë.
Sapo të krijohen kushtet normale për mësim, ne do t’ju njoftojmë paraprakisht për rifillimin e mësimit.
Mësueset dhe mësuesit e LAPSH “N. Frashëri” Cyrih. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave Këngëtarja shqiptare foli për rëndësinë e letërsisë së përkthyer, udhëtimet dhe njohjen e gjuhëve të huaja... -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen” -
Stockholm
Grupi i valleve “Tradita” sonte përfaqëson kulturën shqiptare në Stockholm -
Suedi
Suedi promovohet libri “Shqipëria, Orienti i Europës” i Sven Aurén
Jeta në Zvicër
-
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër Numri i tërheqjeve të produkteve nuk ka qenë kurrë kaq i lartë në Zvicër. Këtë vit,... -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm? -
Një zviceran në mesin e ekuipazhit të anijes turistike të prekur nga hantavirusi













