Lajme
Protesta në Gjermani, shkaku i rregullave anti-Covid
Mediat gjermane raportojnë se në shumë qytete të ndryshme të Gjermanisë janë mbajtur protesta ndaj masave anti-Covid-19, përcjell albinfo.ch.
Sipas raporteve, thuhet se në Berlin mbi një mijë njerëz u mblodhën në Rrugën Holzmarkt për të protestuar ndaj masave anti-COVID-19 me parullën “Marshimi i heshtur kundër diskriminimit dhe për të drejtat e njeriut”.
Demonstruesit më pas marshuan përgjatë rrugëve Leipziger, Charlotten dhe Unter den Linden deri në Sheshin Uashington. Gjatë demonstratës, ku u morën masa të gjera të sigurisë, u vu re se rregullat e mbajtjes së maskave dhe distancës kryesisht u respektuan.
Ndërkohë, policia herë pas here paralajmëronte protestuesit që të vënë maska, sepse shëndeti i tyre rrezikohej seriozisht.
Protestuesi Hieko Haendel, i cili mori pjesë në protestë, deklaroi se ai mori pjesë në këtë marshim për vlera si paqja, liria, dashuria, transparenca dhe dialogu dhe tha se i konsideron si të pakuptueshme masat kundër koronavirusit.
Ka nga ata që mendojnë se masat anti-Covid përkeqësojnë gjendjen. Nga ana tjetër, protesta kundër masave anti-COVID-19 kishte edhe në qytetet Hamburg, Stuttgart dhe Nürnberg. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














