Lajme
BAG raporton 4275 infeksione të reja dhe 129 raste vdekjesh
Mesatarja 7 ditore është 74 të vdekur në ditë që është 7 për qind më pak se në javën e kaluar. Aktualisht 2,833 persona po trajtohen në spitale për Covid-19
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar 4.275 raste të reja këtë pasdite që kishin rezultuar pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit.
Kjo e vendos mesataren e 7 ditëve të fundit në 4181 që është 3 për qind më pak se në javën e kaluar, njofton srf.ch. Trendi aktualisht është në rënie të vogël.
Shkalla mesatare e rasteve të rezultuara si pozitive në 7 ditët e fundit aktualisht është 13.2 për qind, transmeton albinfo.ch.
Krahasuar me javën e kaluar, norma pozitive është ulur me 2 pikë të përqindjes. Numri i testeve të realizuara gjatë shtatë ditëve është 34.416 teste në ditë dhe kështu është rritur për 18 për qind në krahasim me javën e mëparshme.
BAG raporton 129 raste të reja të vdekjes. Mesatarja 7 ditore është 74 të vdekur në ditë që është 7 për qind më pak se në javën e kaluar.
Aktualisht BAG raporton 2,833 persona që po trajtohen në spitale për Covid-19, përcjell albinfo.ch. Kjo shifër është 3 për qind më e vogël se në javën e kaluar.
Shtretërit e kujdesit intensiv të certifikuar në spitalet zvicerane janë aktualisht në masën 85.0 përqind të zënë. Ndërsa duke përfshirë edhe shtretërit ad-hoc, niveli i shfrytëzimit është 70.0 për qind.
Duke filluar nga sot, BAG raportimete veta të rregullta ditore mbi gjendjen e koronavirusit e bën pasditeve. Deri më tani ky raportim është bërë pak para orës 12 të mesditës.
Po ashtu sot është bërë e ditur se gjatë ditëve të festës nuk do të ketë raportime nga BAG. Kjo, pasi që ditët festive konsiderohen so ditë pushimi, ashtu sikurse editët e fundjavës, në të cilat po ashtu, prej disa muajsh, nuk ka raportime ditore.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














