Lajme
Rregulla të reja të hyrjes në Republikën e Sllovenisë
Ambasada e Kosovës në Slloveni, me njoftim të rëndësishëm
Sipas Dekretit të Qeverisë së Republikës së Sllovenisë që ka hyrë në fuqi më 25 dhjetor 2020, janë bërë disa ndryshime të rëndësishme sa u takon kushteve të hyrjes në Republikën e Sllovenisë, në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19, ka njoftuar Ambasada e Kosovës në Slloveni.
Ndër të tjera ka më pak përjashtime gjatë hyrjes pa karantinë ose pa test negativ, vlefshmëria e një testi negativ zvogëlohet në 24 orë, vlejnë vetëm testet PCR të kryera në shtetet anëtare të BE-së ose në Zonën Schengen.
Vendet me rrezik të lartë të infektimit me SARS-CoV-2 janë të listuara në listën e kuqe. Në këtë listë gjendet edhe Kosova.
Një person që vjen nga një vend në listën e kuqe urdhërohet të karantinohet për dhjetë (10) ditë për shkak të infeksionit të mundshëm me virusin SARS-CoV-2.
Përjashtim nga hyrja në karantinë mbetet nëse personi paraqet një test negativ PCR në kohën e kalimit të kufirit, i cili nuk është më i vjetër se 24 orë nga data e lëshimit të testit dhe është kryer në një shtet anëtar të BE-së ose një shtet anëtar të Zonës Schengen nga një laborator që Instituti i Mikrobiologjisë dhe Imunologjisë dhe Laboratori Kombëtar për Shëndetin, Mjedisin dhe Ushqimin e ka identifikuar si të përshtatshëm dhe të besueshëm dhe janë renditur në faqen e internetit të Laboratorit Kombëtar për Shëndetin, Mjedisin dhe Ushqimin të Sllovenisë. Konsiderohen / pranohen vetëm testet e kryera me metodën PCR.
Përjashtimi pa karantinë dhe test negativ PCR vlen për personat që udhëtojnë transit përmes Republikës së Sllovenisë dhe duke e lëshuar territorin e Republikës së Sllovenisë jo më vonë se 6 orë pas hyrjes.
Përfundimi i karantinës
Shtetasi i Republikës së Sllovenisë, të cilit i është urdhëruar të karantinohet në kohën e hyrjes në Slloveni mund të bëjë testin në ditën e pestë (5) pasi që është dërguar në karantinë në shtëpi. Personi nuk ka nevojë të informojë askënd për këtë, por në rast të një kontrolli të mundshëm (Policia, ZIRS ose NIJZ), ai duhet të ketë si provë një vërtetim (që tregon datën e dërgimit në karantinë) dhe një provë për një test negativ për SARS-CoV -2 (ku data e testit dhe rezultati duhet të jenë të qarta).
Për të gjitha detajet e tjera ju lutemi t’i referoheni Faqes Zyrtare të Qeverisë së Republikës së Sllovenisë.
https://www.gov.si/…/2020-12-24-od-jutri-manj-izjem-za…/
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












