Lajme
Chair Airlines, nga prilli 2021, edhe në Mal të Zi
Bëhet fjalë për fluturime direkte, pa ndalesa, të marteve, të enjteve, të shtunave dhe të dielave, thuhet në një njoftim për media të Chair Airlines
Chairlines do të shtojë një destinacion të ri në orarin e fluturimeve verore 2021, atë në Podgoricë të Malit të Zi.
Fluturimet nga Cyrihu drejt kryeqytetit të Malit të Zi dhe anasjelltas do të operohen katër herë në javë. Bëhet fjalë për fluturime direkte, pa ndalesa, të marteve, të enjteve, të shtunave dhe të dielave, thuhet në një njoftim për media të Chair Airlines.
Në itinerar do të përdoret një aeroplan i tipit Airbus A319 me 150 vende.
“Jemi të kënaqur që po përfshijmë edhe Malin e Zi në planin tonë të fluturimit vitin e ardhshëm duke lidhur sërish në rrugë ajrore Zvicrën me vendin buzë Adriatiku”, thotë Shpend Ibrahimi, CEO i Chair Airlines, transmeton albinfo.ch.
“Falë fluturimeve që bëhen disa herë në javë, Mali i Zi ofrohet si një destinacion për një udhëtim të shkurtër, si dhe për një më të gjatë dhe fleksibël. Mali i Zi ndodhet midis Kroacisë, Bosnje-Hercegovinës, Serbisë, Kosovës dhe Shqipërisë në Adriatik. Bregdeti i gjatë 293 km ofron gjithçka që dëshiron zemra e një udhëtarit: plazhe të bukura dhe ujë të pastër kristal, një natyrë e larmishme dhe e paprekur, pastaj qytete të lashta të vjetra, ushqim të mirë”, thuhet veç tjerash në prezantimin që Chair Airlines i bën këij destinacioni të ri nga Zvicra.
Fluturimet e Malit të Zi dhe të gjitha fluturimet e tjera për verën 2021 mund të gjenden në internet: www.chair.ch, në Qendrën e Shërbimit në +41 44 577 61 00 si dhe në agjencitë e udhëtimit . Të gjitha taksat dhe tarifat janë të përfshira në biletën e avionit.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?















