Kosova
Policja nga Kosova grushton një vajzë në qytetin e Vushtrrisë
Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur ditën e djeshme, ku shihen dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës duke u fjalosur dhe goditur dy vajza nga qyteti i Vushtrrisë që duken të mitura, përcjell albinfo.ch.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ku një police prezente shihet duke e goditur një vajzë, e cila sipas pamjes në video, duket të jetë e mitur.
Policia e Kosovës ka reaguar pasi në media janë shpërndarë pamjet që tregojnë dy efektive të Policisë duke ushtruar dhunë fizike ndaj dy vajzave në Vushtrri.
Policia bën të ditur se teksa policët ishin duke patrulluar, kanë parë një makinë e cila kishte bllokuar rrugën, dhe i kanë kërkuar të largohet për të liruar kalimin, por dy vajzat kanë reaguar dhunshëm, shkruan Telegrafi.
Gjithashtu në video shihen edhe kalimtarë të rastit, të cilët nuk reagojnë, ndërkaq policja vazhdimisht dëgjohet duke bërtitur, “Ti mu lopë a?”, rithekson disa herë policja.
Inspektorati Policor i Kosovës ka filluar një hetim pas publikimit të video-incizimit me dyshim për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga dy zyrtarë policorë.
“Hetuesit e IPK-së pas publikimit të videos në medie janë angazhuar, duke ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë rast që kanë përfshirë marrjen e deklaratave si dhe sigurimin e disa video incizimeve”, thuhet në komunikatën e IPK-së.
“Pas disa veprimeve hetimore fillestare, hetuesit e IPK-së kanë rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë (një zyrtare policore dhe një rreshter policor) që janë përfshirë në këtë incident”.
Më tej në komunikatë thuhet se në konsultim me prokurorin kompetent për këtë rast do të zhvillohet një hetim në procedurë të rregullt, me dyshimin se zyrtarët policorë të stacionit policor të Vushtrrisë kanë kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.
Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër Rrëfimi prekës për jetën e punëtorëve sezonalë nga Kosova është përzgjedhur ndër nëntë punimet më të... -
Zvicër
100 kuriozitete për Zvicrën, një nga vendet më të zhvilluara dhe më të veçanta në botë -
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025















