Kosova
Kosova siguron 500 000 vaksina anti COVID nga Pfizer
Në kuadër të angazhimeve konkrete për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19, dëshiroj të ndaj me qytetarët informatën se kemi siguruar 500 000 vaksina kundër kësaj sëmundje nga kompania Pfizer, ka njoftuar ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj.
Konfirmimin për sigurimin e këtyre vaksinave na e kanë dhënë përfaqësuesit e Pfizer gjatë një takimi virtual të mbajtur sot me ta.
Siç e kemi bërë të ditur edhe më herët, MSh ka qenë e angazhuar prej muajsh në shumë drejtime për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19, me qëllim të përmbushjes së obligimeve që kemi ndaj qytetarëve dhe ruajtjes së shëndetit publik të tyre, njofton tutje Zemaj, përcjell albinfo.ch.
Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë mbesin të përkushtuara që qytetarëve tanë t’u sigurojmë mbrojtje përmes vaksinimit gjithëpërfshirës kundër Covid-19.
Krahas kësaj, Kosova do të marrë nga mekanizimi Covax edhe 360 000 vaksina falas për 20 për qind të popullatës.
Vaksina do të sigurohen për të gjitha grupet e popullatës që duhet të mbulohen me vaksinim sipas projeksioneve të IKSHPK-së.
Vaksina kundër COVID-19, do t’u jepet falas qytetarëve të vendit tonë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve Komuna druan se dikush nga jashtë mund të ketë interes për xhaminë. Drejtuesi i projektit thotë:... -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro -
Austri
Vendoset pllaka përkujtimore për nder te Lasgush Poradecit në Graz të Austrisë -
Kroaci
Ligji i ri në Kroaci hap më shumë mundësi për punëtorët nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër Është e vështirë të krahasosh cilësinë e jetës në pjesë të ndryshme të Zvicrës, por një... -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Qindra akademikë në Zvicër janë mobilizuar kundër një marrëveshjeje akademike me Izraelin -
Crans-Montana: Përgjegjësitë mund të arrijnë deri te kantoni -
Hulumtimi i ri: Shoferët në Cyrih bllokohen në trafik për 94 orë në vit












