Lajme
Obama: Ky është një moment i turpshëm për kombin tonë
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka reaguar për protestën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell albinfo.ch.
Ai tha se historia do ta mbajë në mend sulmin në Kongres si një “një moment të çnderimit dhe turpit të madh për kombin tonë”.
Protesta filloi nga mbështetësit e presidentit Donald Trump, i cili nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve me pretendimin se ato janë vjedhur.
Pra, Obama thotë se sulmi është nxitur nga “një president, i cili vazhdon të gënjejë për rezultatin e zgjedhjeve të ligjshme”.
“Por, ne do të talleshim me veten nëse do ta trajtonim atë si befasi totale”, tha Obama, për të shtuar se rrëfimet e republikanëve i kanë çorientuar ndjekësit e tyre, në lidhje me të vërtetën e zgjedhjeve të 3 nëntorit.
Demokrati Joe Biden është shpallur fitues i zgjedhjeve, por presidenti aktual, Donald Trump, nuk i ka pranuar rezultatet, ashtu si edhe disa republikanë të tjerë. Ata vazhdimisht kanë bërë pretendime të pabaza për mashtrime zgjedhore. Obama u bëri thirrje udhëheqësve republikanë që “të zgjedhin Amerikën”.
Në këto trazira humbën jeten katër persona, ndërsa janë arrestuar 52.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













