Maqedonia
Mbi 60 për qind e punonjësve shëndetësorë të Maqedonisë do të vaksinohen
Maqedonia e Veriut po pret vaksinat, të cilat parashihen nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili tha se mbi 60 për qind e punonjësve shëndetësorë do të vaksinohen kundër koronavirusit. Ky numër, sipas tij, është rezultat i hulumtimit të zbatuar nga Ministria e Shëndetësisë me punonjësit shëndetësorë.
“Punonjësit shëndetësorë shprehin interesim me përqindje të lartë për ta pranuar vaksinën dhe kjo është shenjë e mirë për të gjithë qytetarët. Punonjësit shëndetësorë ishin të parët në linjën në luftë dhe e dinë se sa i frikëshëm është virusi. Nëse vaksinohen ata, kjo do të mbjellë besim edhe te qytetarët”, tha Filipçe.
Po ashtu, ministri theksoi se ministria që drejton ai do të njoftojnë në mënyrë të saktë dhe transparente me qëllim që qytetarët të kenë njoftime të sakta për rëndësinë e vaksinimit dhe sigurinë e këtij procesi.
“Vaksinimi është proces serioz. Vaksinat janë të sigurta dhe të kontrolluara në platforma që janë zhvilluar edhe vaksinat e tjera. Një vaksinë e cila kalon procedurën nga Agjencia evropiane dhe amerikane për barna, si p.sh. vaksina Faizer, me siguri është e sigurt për shkak se kriteret dhe kushtet e këtyre dy agjencive janë shumë të rrepta”, theksoi Filipçe. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile Në Aargau, gratë dhe të huajt duhet të marrin pjesë në një aktivitet informues. Tani rezulton... -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën













