Lajme
Austria zgjat ndalimin e fluturimeve nga Britania dhe Afrika e Jugut
Austria ka zgjatur një ndalim të fluturimeve nga Britania dhe Afrika e Jugut deri më 24 janar, mes shqetësimeve të vazhdueshme përreth mutacioneve të koronavirusit.
Ndalimi, i cili u vendos në prag të Krishtlindjeve, më 22 dhjetor, fillimisht ishte caktuar të skadonte më 10 janar. Megjithatë, të premten, ministri i Shëndetësisë, Rudolf Anschober, njoftoi se do të zgjatet për dy javë, deri më 24 janar.
Ekzistojnë disa përjashtime të kufizuara. Sipas qeverisë austriake, “përjashtohen nga kjo, për shembull, fluturimet e ngarkesave, fluturimet e urgjencës, ambulancat / fluturimet e shpëtimit, fluturimet për transportin e punëtorëve sezonalë për bujqësi dhe pylltari, si dhe personel infermieror dhe shëndetësor”, shkruan thelocal.at, përcjell albinfo.at.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA -
Finlandë
Rina Januzi, artistja shqiptare nga Kosova që po shkëlqen në Finlandë -
Mbrëmje falënderimi për kontribuesit e manifestimit “Kurora e Lirisë”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra rritet, Evropa tkurret – por të dyja janë të pakënaqura Ndërsa popullsia e Zvicrës vazhdon të rritet, shumë vende evropiane po përballen me rënie demografike –... -
Media publike zvicerane me humbje prej 2.9 milionë frangash në 2025 -
Mungesë alarmante e mjekëve në Zvicër: prezantohen zgjidhjet e para -
Dyfishohen viktimat nga ortekët në Evropë: mbi 130 të vdekur këtë dimër -
Greva e autobusëve në Winterthur anulohet













