Lajme
Francë: Mbi 21 mijë raste të reja me Covid-19
Në raportin e fundit të 24 orëve në Francë janë regjistruar 21.228 raste të reja me COVID-19, transmeton albinfo.ch.
Sipas një deklarate nga Instituti i Shëndetit Publik, bëhet e ditur se me 21.228 rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve në vend ka arritur në 2.851.670, ndërsa me 283 vdekje në 24 orët e fundit, bilanci i viktimave ka shkuar në 69.313.
Duhet theksuar se në spitale vazhdojnë trajtimin 25.017 persona, prej të cilëve 2.726 ndodhen në kujdes intensiv.
Ndërkaq, me 1.130 të shëruar, numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 206.802.
Kryeministri francez, Jean Castex, në një konferencë për shtyp ka deklaruar se shifra mesatare ditore e rasteve me COVID-19 në vend është 16 mijë dhe se virusi vazhdon të përhapet në mënyrë aktive.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë














