Lajme
Shqipëri: 369 të vaksinuar kundër COVID, në 6 ditë
369 mjekë dhe infermierë, të cilët janë në vijën e parë të betejës me COVID-19, janë vaksinuar në 6 ditë.
Procesi vijon edhe sot në Qendrën e Vaksinimit në Air Albania Stadium dhe kryeministri Edi Rama premton se do të rrisin gradualisht ritmin sipas planit të vaksinimit, raporton TCh, përcjell Albinfo.ch.
“369 mjekë dhe infermierë të vijës së parë të betejës me COVID janë sot më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm, pas kryerjes së dozës së parë të vaksinës antiCOVID në Qendrën e Vaksinimit në Air Albania Stadium, në 6 ditët e para të vaksinimit, teksa procesi do të vijojë edhe sot, pa u ndalur. Javë pas jave rrisim gradualisht ritmin sipas planit të vaksinimit”, shkruan Rama.
Kryeministri ka publikuar një video në rrjete sociale me rrëfime të të vaksinuarve, të cilët shprehen se gjithçka ka shkuar mirë dhe se nuk kanë asnjë efekt anësor.
“Unë vij nga spitali infektiv, punoj infermiere, sot bëra vaksinën”.
“I ftoj të gjithë ta bëjnë vaksinën, është mbrojtje, sepse jemi në kontakt çdo ditë me persona të infektuar”.
“Pasi bëjmë vaksinimin, jemi në zonën e pritjes, ku shikojmë për efekte anësore dhe deri më sot nuk kemi pasur asnjë rast”.
“Sapo aplikova vaksinën, ndjehem shumë mirë”.
“Shpresojmë që çdo gjë të na vejë sa më mbarë”.
“Është një gjë shumë e mirë”.
“Ndihem shumë e lumtur dhe e çliruar, nuk e dinim që do të buzëqeshim direkt, po ja që ndodhi”, thonë ata.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











