Lajme
Në Maqedoninë e Veriut u mbyllën mbi 6 mijë kompani përgjatë 2020
Gjatë vitit të kaluar në Maqedoninë e Veriut si pasojë e pandemisë Covid 19, janë mbyllur gjithsej 6214 kompani në nivel shteti, ndërsa në vetëm gjashtë muajt e parë të vitit ishin mbyllur mbi 4 mijë biznese. Shifër kjo shumë alarmante për përfaqësuesit e sektorit të biznesit, pra odave ekonomike, që thonë se pandemia ka shkatërruar tërësisht ekonominë dhe se do duhet shumë kohë derisa të rimëkëmbet
Ora policore rezultoi fatale për qindra kompani e biznese në Maqedoninë e Veriut. Të shumtë ishin ata që shkuan drejt falimentimit, duke nxjerrë në rrugë një ushtri të papunësh. Fajtore për këtë gjendje sipas Odës ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore është Qeveria, e cila nuk ka shfrytëzuar të gjithë mekanizmat për mbajtjen gjallë të shumë bizneseve, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch..
“Pse themi se Qeveria nuk ka bërë shumë për faktin që nuk ka shqyrtuar gjithë mundësitë që janë në dispozicion për të gjeneruar mjete shtesë në ekonomike dhe BDP…Më të prekur janë sektori i hotelerisë e turizmit, i transportit të udhëtarëve, veprimtaritë përcjellëse pasi nëse nuk funksionon turizmi nuk funksionon as distribuimi i produkteve ushqimore prandaj edhe nuk mund të sigurojnë mjete likuide për të shlyer obligimet ndaj palëve të treta. Për këtë shkak bëjmë apel deri tek Qeveria që të bëjë presion tek bankat që të mundësojnë kredi me norma interesi më të ulëta pasi që kompanitë kanë nevojë për mjete likuide në këtë periudhë dhe mendoj se duhet të merren modelet e shteteve më të zhvilluara edhe në këtë aspekt”, thotë Drilon Iseni, drejtori OEMVP.
Bizneset nuk arritën t’i mbajnë të punësuarit, pasi fitimet e tyre nuk nxirrni të ardhura mjaftueshëm për të siguruar pagat.
Pjesa më e madhe e personave të papunë janë nga industria e përpunimit, tregtisë, hotelerisë dhe ushqimit, ndërtimit e të tjerë.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut deri tani ka firmosur katër paketa ekonomike, për të ndihmuar bizneset dhe qytetarët që kanë pasur probleme me funksionimin gjatë pandemisë, por pa dhënë efekt, pasi shumat e planifikuara kanë qenë simbolike dhe jo sipas nevojave specifike të secilit biznes.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar Siç zbulon "SRF Rundschau", personi i dënuar ende nuk ka filluar të vuajë dënimin e tij.... -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër












