Lajme
BE-ja pret të vaksinojë 70% të të rriturve deri në qershor
Ursula von der Leyen: "Përmbushja e qëllimit prej 70 për qind, brenda katër muajve, të ardhshëm mund të jetë "një pikë kthese në luftën tonë kundër virusit"
Bashkimi Evropian po synon të vaksinojë kundër koronavirusit 70 për qind të popullsisë së rritur deri në qershor, ka thënë zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, të martën në një konferencë për media. Plani është dakorduar nga të gjithë komisionarët e BE-së.
BE ka filluar vaksinimin tri javë më parë dhe deri më tani ka miratuar dy vaksina: nga BioNTech/Pfizer dhe atë të kompanisë Moderna, shkruan Radio Evropa e Lirë. Por, ritmi i vaksinimit po zvarritet kështu që BE në këtë aspekt qëndron pas vendeve të tilla si SHBA-ja, Britania e Madhe, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Komisionarja e Shëndetësisë, Stella Kyriakides është shprehur se mbështetur në strategjinë e blerjes së përbashkët të BE-së, do të ketë doza të mjaftueshme për të vaksinuar 80 për qind të popullsisë së BE-së prej 450 milionësh.
Ajo pranoi, megjithatë, se “procesi i vaksinimit duhet të përshpejtohet”.
Ndërsa zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas tha se “deri në verë, vendet anëtare duhet të kenë vaksinuar një minimum prej 70 për qind të popullsisë së rritur”. Ai tha se kjo duhet të ndodhë para 1 qershorit.
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se përmbushja e qëllimit prej 70 për qind, brenda katër muajve, të ardhshëm mund të jetë “një pikë kthese në luftën tonë kundër këtij virusi”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














