Shqipëria
Shqipëria, e gjashta në botë për lejet e qëndrimit të qytetarëve në BE
Sipas Zyrës Evropiane të Statistikave, Shqipëria u rendit e gjashtë në botë në vitin 2019 sa u përket lejeve të qëndrimit që shtetasit e saj kanë në shtetet e Bashkimit Evropian, transmeton albinfo.ch.
Këto të dhëna u publikuan nga Zyra evropiane e Statistikave, sipas të cilit për shtetasit nga Shqipëria janë dhënë deri në fund të vitit 2019 rreth 868 mijë leje qëndrimi.
Sipas Eurostat, në fund të vitit 2019, qytetarët e Marokut ishin grupi më i madh që mbanin leje qëndrimi të vlefshme me 2 milionë, ndjekur nga shtetasit e Turqisë me 1.9 milion, Ukrainës me 1.3 milion dhe Kinës, përfshirë Hong Kongun, me 1 milion. Këto ishin shtetësitë e vetme që kishin më shumë se një milion leje qëndrimi të vlefshme.
Duhet theksaur se shifrat e tjera larta u regjistruan për qytetarët e Sirisë me 974 mijë, Shqipërisë me 868 mijë, Algjerisë me 700 mijë, Rusisë me 689 mijë, Indisë me 555 mijë dhe Serbisë dhe 504 mijë. Qytetarët e këtyre 10 vendeve zënë më shumë se gjysmën me 51 për qind të numrit të përgjithshëm të lejeve midis qytetarëve jo-BE që mbajnë leje qëndrimi të vlefshme në BE.
Ndërsa renditet e gjashta në botë për numrin e lejeve të qëndrimit që janë dhënë për shtetasit e saj, Shqipëria e vogël, me vetëm 2.85 milionë banorë, renditet e para në botë për lejet e qëndrimit, në raport me popullsinë e saj.
Sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga Monitor, për shtetasit shqiptarë, vendet e Bashkimit Evropian kanë dhënë për Shqipërinë 304 mijë leje qëndrimi për 1 milion banorë, që është 4 herë më e lartë sesa Serbia.
Eurostat thotë se 48 për qind e lejeve të qëndrimit janë dhënë për shtetasit shqiptarë nga Italia, për një total prej rreth 417 mijë personash.
Në vend të dytë është Greqia, me 43 për qind ose 371 mijë persona.
Gjermania ka kaluar në vend të tretë, me 43 mijë leje qëndrimi ose 5 për qind të totalit.
Në vend të katërt është Franca, me 11 mijë persona ose 1.3 për qind të totalit.
Shtetet e tjera kanë dhënë mesatarisht më pak se 5,500 leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Foto
KUR VESHJA BËHET IDENTITET! Një mbrëmje që e ktheu traditën shqiptare në spektakël kulturor!... -
1 Maji “ndez” Zvicrën: Mijëra në rrugë në Cyrih dhe Bernë, nga protesta paqësore te përplasjet me policinë -
KQZ: Mërgata ka 12 ditë kohë për t’u regjistruar për zgjedhjet në Kosovë -
Zvicra përballet me “mafian e biçikletave”, disa e-bike të vjedhura përfundojnë në Kosovë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Zvicër
-
Shumica pro nismës “Jo Zvicër 10 milionëshe”: Këto janë qëndrimet e partive 96 për qind e votuesve të SVP-së e mbështesin iniciativën. Me një shumicë të ngushtë (54%)... -
Studimi zviceran zbulon se inteligjenca artificiale dështon në parashikimin e ngjarjeve ekstreme të motit -
Për herë të parë pas disa viteve, u pa ariu në luginën e Zvicrës -
1 Maji “ndez” Zvicrën: Mijëra në rrugë në Cyrih dhe Bernë, nga protesta paqësore te përplasjet me policinë -
Anti-konsumatoristët kërkojnë një kryeqytet zviceran pa reklama













