Kosova
Vjen reagimi i LVV-së, Haxhiu: Këto janë përpjekjet e fundit të atyre që e kapën shtetin
Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pasi Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka dorëzuar KQZ-së listën e kandidatëve, të cilët kanë probleme me ligjin dhe nuk mund të kandidojnë në zgjedhje, transmeton albinfo.ch.
Po ashtu, Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka thënë se këto janë “përpjekjet dhe shkelmat e fundit të atyre që e kapën shtetin dhe atyre që i shërbyen shtetit të kapur”.
“Albini gëzon mbështetje shumë të madhe qytetare dhe kjo mbështetje është e pakontestuar, prandaj qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar për tendencat e qëllimshme për largimin nga lista të Albinit! Në shtetin e kapur, kështu ndodh! Këto janë përpjekjet dhe shkelmat e fundit të atyre që e kapën shtetin dhe atyre që i shërbyen shtetit të kapur”, shkruan Haxhiu.
Ndryshe, në përgjithësi janë 47 kandidatë nga rreth 1 081, të cilët janë shpallur fajtorë për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tre vjetët e fundit, ndërsa Telegrafi merr vesh se në mesin e këtyre kandidatëve është edhe Albin Kurti, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër.
Nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës është bërë e ditur se 15 nga 28 subjektet politike që kanë aplikuar për certifikim kanë kandidatë, të cilët nuk janë në përputhje me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, germën q, e cila specifikon se kandidat për deputetë nuk mund të jetë një person, i cili është shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vjetët e fundit.
“Në përgjithësi, janë 47 kandidatë nga rreth 1 081, të cilët janë shpallur fajtorë për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vjetët e fundit”.
Postimi:
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












