Kosova
Sa kosovarë hoqën dorë nga nënshtetësia
Sipas të dhënave të MPB-së, gjatë vitit 2020, numri i kërkesave për fitimin e shtetësisë ishte 338
Mbi 3 mijë e 600 kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia gjatë vitit 2020, apo rreth 30 për qind më pak se në vitin 2019-të.
Zyrtarë nga Divizioni për Shtetësi në Ministrinë e Punëve të Brendshme, thonë se arsyeja kryesore për heqjen dorë nga shtetësia, është mos lejimi i dy shtetësisë në shtete të ndryshme, kryesisht të Bashkimit Evropian, ku shumë kosovarë kanë migruar.
Ndryshe nga viti 2019, kur nga shtetësia e Republikës së Kosovës hoqën dorë mbi 5 mijë e 350 persona, numri i qytetarëve që u liruan nga shtetësia kosovare gjatë vitit 2020, kur shtetet gjithandej globit u izoluan si pasojë e pandemisë, ka shënuar rënie. Kjo rënie është për rreth 30%, pohon për Radio Kosovën, Liridon Neziri, udhëheqës i Divizionit për Shtetësi në Ministrinë e Punëve të Brendshme, përcjell albinfo.ch.
“Gjatë vitit 2020 kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës Kosovës mbi 3 mijë e 600 persona. Krahasuar me vitet paraprake ky numër është më i vogël pothuajse për rreth 30 për qind. Arsyet ndoshta mund të jenë edhe shkaqet pandemike që kanë ndodhur në tërë botën dhe kryesisht në ato vende ku janë të fokusuar shtetasit tanë me qëndrime rezidentë në vende të ndryshme”, tha ai.
Neziri në bisedë për Radio Kosovën, përmend njërën nga arsyet kryesore që po i shtynë kosovarët të kërkojnë të lirohen nga shtetësia.
“Disa shtete të Bashkimit Evropian nuk lejojnë dy shtetësinë për shtetasit të cilët nuk janë pjesë e BE-së. Ju e dini se ne kemi një numër jashtëzakonisht të madh të shtetasve tanë me qëndrim rezidentë në disa prej shteteve të Bashkimit Evropian, që tashmë janë integruar atje dhe pjesa më e madhe e tyre janë shtetas të Kosovës, apo edhe kanë lindur atje”, tha ai.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë viteve 2017 dhe 2018, nga shtetësia kosovare kanë heqë dorë mbi 11 mijë persona. Ndërkohë, ndërvite ka edhe kërkesa për fitimin e shtetësisë.
Sipas të dhënave të MPB-së, gjatë vitit 2020, numri i kërkesave për fitimin e shtetësisë ishte 338. Pas shqyrtimit të këtyre dhe kërkesave të tjera, 177 kërkesa ishin pranuar, ndërsa 244 të tjera ishin refuzuar.
E-Diaspora
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim
Jeta në Zvicër
-
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden Rreth një e treta e fermave të testuara treguan përqendrime të PFAS mbi normat e BE-së... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime












