Koronavirusi: çast pas çasti
Vaksinat e dobëta apo mutacionet e forta
Për fat të mirë deri tani vetëm pak viruse kanë zhvilluar rezistencë ndaj vaksinave dhe shumë vaksina janë efektive
Në rast se vaksinat nuk janë të fuqishme, viruset që anashkalojnë sistemin imunitar të njeriut, mund të prodhojnë mutacione, prej të cilave mund të infektohen përsëri ata që janë shëruar.
Po ashtu nëse vaksinat që janë tani në përdorim nuk funksionojnë më, bëhet i nevojshëm rifreskimi i tyre. Sipas vaksinologut Philip Krause, i cili kryeson grupin e punës të OBSH-së për vaksinat COVID-19 deri tani koronavirusi nuk duket se është bërë rezistent ndaj vaksinave.
Por ai thotë se “zhvillimi i shpejtë i mutacioneve të bën të supozosh që virusi mund të zhvillohet në një fenotip rezistent ndaj vaksinës më shpejt sesa do të dëshironim.”
Gjatë riprodhimit kodi gjenetik i virusit zhvillon mutacione. Dhe vaksinat që po përdoren tani ushtrojnë presion mbi virusin. Pra në gjendje të riprodhohen do të jenë vetëm ato variante të virusit, të cilat i shpëtojnë sistemit imunitar për shkak të mutacioneve të tyre, transmeton TCH.
Po ashtu virologu, Andrew Read i Universitetit Shtetëror të Pensilvanisë thotë se zhvillimin e llojeve të rrezikshme të virusit mund ta nxisin edhe vaksinat e dobëta ose shtyrja e tepërt e vaksinimit të dytë. Kjo është arsyeja pse vonesa e dozës së dytë të vaksinimit, ç’ka po ndodh në Britaninë e Madhe dhe së shpejti ndoshta në SHBA, shihet me rezerva. Sepse kjo do të thotë që organizimi i shumë njerëzve që kanë mbrojtje fillestare prej dozës së parë të vaksinës, nuk mund të krijojë një përgjigje mjaft të fortë imunitare, përcjell albinfo.ch.
Për fat të mirë deri tani vetëm pak viruse kanë zhvilluar rezistencë ndaj vaksinave dhe shumë vaksina janë efektive. Për shembull, as virusi i lisë dhe i fruthit nuk ishin në gjendje të zhvillonin mutacione që t’i shpëtonin imunitetit të gjeneruar nga vaksina.
Ndryshe qëndron puna me viruset e gripit, që zhvillohen aq shpejt, saqë çdo vit nevojitet të zhvillohet një vaksinë e re. Nëse SARS-CoV-2 sillet në mënyrë të ngjashme, duhet që edhe vaksinat kundër tij të azhurnohen rregullisht.
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














