Lajme
Çfarë do të thotë për Zvicrën vendimi francez për mbylljen e kufijve?
"Departamenti i jashtëm është në kontakt me autoritetet franceze për të sqaruar efektet në trafikun kufitar midis Zvicrës dhe Francës"
Pas vendimit të qeverisë franceze për të mbyllur kufijtë kombëtarë për të gjitha vendet jashtë BE-së, efektet në Zvicër, deri të premten në mbrëmje ishin ende të paqarta.
Sipas një zëdhënësi, edhe vetë Departamenti Zviceran i Punëve të Jashtme ishte fillimisht “në errësirë”, shkruan srf.ch.
Por “Departamenti i jashtëm është në kontakt me autoritetet franceze për të sqaruar efektet në trafikun kufitar midis Zvicrës dhe Francës”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit Federal të Punëve të Jashtme (EDA) i pyetur nga agjensia e lajmeve Keystone-SDA.
Ai nuk mund të jepte ndonjë informacione të mëtejshm, transmeton albinfo.ch.
Siç dihet, dhjetëra mijëra udhëtarë gjegjësisht punëtorë ndërkufitarë udhëtojnë mes Zvicrës dhe Francës çdo ditë dhe kjo e bën më të ndieshme situatën në lidhje me vendimin më të ri të Francës-
Për shkak të rrezikut të paraqitur nga variantet e reja të virusit, Franca ka njoftuar të premten masa më të rrepta.
“Një bllokim i ri aktualisht nuk është i nevojshëm”, ka thënë Kryeministri Jean Castex, përcjell albinfo.ch. Por, udhëtimet në vendet jo anëtare të BE do të ndalet nga e diela dhe do të kërkohet një test negativ edhe brenda BE.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor














