Futboll
Futbollistja shqiptare, në prag të largimit nga Real Madrid
Kontrata e kosovares Asllani me Real Madrid skadon këtë verë.
Futbollistja shqiptare, Kosovare Asllani, luan si sulmuese për ekipin e femrave të Real Madrid, kontrata e të cilës skadon këtë vit, transmeton albinfo.ch.
Asllani ka luajtur në Spanjë që nga viti 2019, kur u transferua nga skuadra e Linkoping, por tani e ardhmja e saj mund të jetë larg Madridit.
Mediat sportive zbulojnë se ajo ka marrë oferta nga 2 klube të rëndësishme evropiane. Arsyeja e largimit të futbollistes shqiptare mund të jetë ambicia për të fituar sa më shumë tituj, transmeton tutje albinfo.ch.
“Real Madrid tashmë ka bërë hapa të mëdhenj në një kohë të shkurtër. Ne kemi një dialog me Klubin e Real Madrid në lidhje me të ardhmen e Kosses, por ajo dëshiron të fitojë tituj, kjo është edhe ambicia e saj”, tregon agjenti i sportistes shqiptare. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë












