Kosova
KQZ, përplasje e anëtarëve për votat e diasporës
Në mbledhjen e fundit, anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Sami Kurteshi, ka kërkuar krijimin e një grupi që përcjell postat përmes së cilës vijnë votat nga diaspora, përcjell albinfo.ch.
Kurteshi në mbledhjen e sotme të KQZ-së tha se kërkesa e tyre është që posta me vota të diasporës të arrijë në cak.
“Qëllimi i kërkesës është që posta të arrijë në cak. Kërkesa jonë është që me atë postë ta trajtojmë nëse ka ardhur në mënyrë të rregullt. Caku është KQZ, e cila duhet të pranojë çdo postë që vjen”, ka thënë Kurteshi.
Mirëpo, anëtari nga LDK-ja, Sami Hamiti, tha se adresa e vetme për arritjen e votave është PAU postal.
“Adresa e fundit dhe me postë të shpejtë e të rregullt është PAU postal me numër 6. Pse postat e tjera nuk duan të shkojnë atje, sepse e kanë një pagë shtesë, 10 ose 11 cent. E vetmja adresë e saktë është PAU postal, ku mund të vijnë votat. Aty është destinimi”, ka thënë ai.
Anëtari i KQZ-së, Arianit Elshani, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka kërkuar që fillimisht të hyjnë me pikat e rendit të ditës e më pas të diskutohet kjo çështje.
“Të hyjmë në rend dite njëherë, të shqyrtojmë çështjet dhe më pas tek rubrika të tjera, ta fusim kërkesën e LVV-së”, ka thënë Elshani.
Ndërsa, Alim Rama nga LVV-ja tha se duhet të sillet një kuti në KQZ, e cila duhet të ruhet nga vëzhguesit dhe policia, në të cilën kuti, sipas tij, të futen votat e diasporës të cilat vijnë me postë.
“Si ka qenë deri më tash, kutia duhet të jetë këtu dhe policia të jetë aty nën mbikëqyrjen e krejt vëzhguesve. Ju mund të bëni dhe një pengesë shtesë siç keni bërë më herët. Posta e Kosovës nuk është në mënyrë të rregullt”, ka thënë Rama.
Mirëpo një gjë të tillë e kundërshtoi kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, e cila tha se një gjë e tillë në këtë institucion asnjëherë nuk ka qenë.
“Nuk ka pasur komisioni që ka pranuar zarfa. Një gjë e tillë asnjëherë s’ka ndodhur në këtë objekt. Asnjëherë votat e diasporës nuk kanë ardhur këtu, mirëpo në qendra e votimit”, ka thënë Daka.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? Bashkimi Evropian ka vendosur që paketat me vlerë nën 150 euro, të importuara nga jashtë BE-së,... -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar













