Integrimi
Qëndresa Sadriu: “As Zvicra nuk është fushë me lule” për emancipimin e grave
Për Qëndresa Sadriun dhe shumë gra të tjera, gjërat janë të qarta: "Në Zvicër, jo gjithçka është fushë me lule - veçanërisht kur bëhet fjalë për emancipimin"
Këtë vit, e drejta e votës e grave në Zvicër po feston 50 vjetorin. Por kjo fitore e vonuar nuk ka eliminuar automatikisht diskriminimin ndaj grave. Edhe sot ka paragjykime dhe parregullsi në dëm të grave, shkruan blick.ch.
Sa progresive është Zvicra në krahasim me vendet e tjera në këtë drejtim? Tri gra me prejardhje migracioni flasin për përvojat e tyre. Fana Asefaw me prejardhje nga Eritrea, Tatiana Cardoso nga Portugalia dhe Qëndresa Sadriu, nga Kosova.
Qëndresa Sadriu, 26 vjeçe, është e re dhe dëshiron të ndryshojë diçka. Politikanja e Partisë Socialdemokrate (SP) me rrënjë kosovare është deputete në Parlamentin e Kantonit të Cyrihut, transmeton albinfo.ch. Ky është një përjashtim i radhës, në kuptimin që nuk ka shumë vajza dhe gra me prejardhje të huaj në një pozitë të tillë.
Por në të vërtetë ekziston një gatishmëri e madhe për tu përfshirë në öpolitikë, thotë Qëndresa. Thjesht duhet dikush të bëjë hapin e parë. “Unë dua të inkurajoj gratë e tjera me sfond migrimi të bëhen aktive dhe të luftojnë për të bërë ndryshimin”.
Dhe për të bërë këtë, ka mjaft raste. Greva e grave në vitin 2019 e tregoi këtë, përcjell albinfo.ch.
Për Qëndresa Sadriun dhe shumë gra të tjera, gjërat janë të qarta: “Në Zvicër, jo gjithçka është fushë me lule – veçanërisht kur bëhet fjalë për emancipimin”.
Qëndresa Sadriu është zgjedhur në vitin 2019 parlamentare në Kantonin më të madh të Zvicrës, atë të Cyrihut. Ajo si njëzet vjeçe ka qenë këshilltare në Asamblenë e Komunës Opfikon të Cyrihut, ku, në vitin 2018 qe zgjedhur edhe në pozitën e kryetares së asamblesë.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?












