Lajme
Ky kanton nga nesër lejon ushqimin për pushuesit, ulur në terracat me diell
Në Nidwalden, skiatorët mund të konsumojnë ushqimin në tryezë, në terraca me diell
Në zonat e skijimit në kantonin Nidwalden, duke filluar nga nesër, bizneset e ushqimit Take-Away do të kenë të drejtë t’u ofrojnë klientëve të tyre përsëri vende për t`u ulur dhe të shërbejnë alkool.
Këtë njoftim e ka bërë sot departamenti i shëndetësisë dhe i çështjeve sociale në nivel të kantonit.
Më së shumti katër persona mund të ulen në një tryezë ndërsa distanca midis tavolinave duhet të jetë dy metra.
Vizitorët lejohen të heqin maskën vetëm pasi të jenë ulur dhe duhet të lirojnë vendin shpejt pas konsumimit, thuhet në komunikatë, transmeton albinfo.ch.
Departamenti i shëndetësisë arsyeton këtë relaksim me numrin e qëndrueshëm gjegjësisht jo në rritje të infeksioneve në kanton.
Sipas tij është treguar gjithashtu se sportet e dëborës nuk e kanë rritur barrën në spitalin e kantonit.
Përveç kësaj, falë ulëseve, fluksi i njerëzve rreth zonës së marrjes së ushqimit me vete mund të përmirësohet.
Vizitorët edhe më tutje do të lejohen të futen në restorant vetëm për t’u ngrohur ose kur duhet të shkojnë në tualet, por jo për të ngrënë ose pirë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














