Lajme
Kur një ushqim mund të caktohet si “zviceran”?
Nëse deri më tani u takonte autoriteteve federale të përcaktonin listën e këtyre produkteve, nga viti i ardhshëm procedura do të jetë më e thjeshtë, më fleksibël dhe transparente dhe në kompetencë të aktorëve të kategorisë agroushqimore
Nga 1 janari 2023 do të jetë në dorën e organizatave të zinxhirit agroushqimor të vendosin dhe të komunikojnë se cilat lëndë të para nuk disponohen mjaftueshëm. Këshilli Federal ndryshoi Urdhëresën për Përdorimin e Indikacioneve Zvicerane të Burimit për Produktet Ushqimore dhe thjeshtoi sistemin aktual të përjashtimeve, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Procedurë e thjeshtuar
Legjislacioni “zviceran” përcakton se në çfarë kushtesh mund të përdoret emërtimi “zviceran” për produktet ushqimore dhe në çfarë rrethanash janë të mundshme përjashtimet. Ky është rasti, për shembull, kur produktet nuk janë të disponueshme në Konfederatë për një qëllim të caktuar përdorimi, tregon një shënim qeveritar. Nëse deri më tani u takonte autoriteteve federale të përcaktonin listën e këtyre produkteve, nga viti i ardhshëm procedura do të jetë më e thjeshtë, më fleksibël dhe transparente dhe në kompetencë të aktorëve të kategorisë agroushqimore.
Fryt i një bashkëpunimi
Ky legjislacion është rezultat i një bashkëpunimi midis zinxhirit agroushqimor dhe organizatave të mbrojtjes së konsumatorit. Procesi është koordinuar nga Zyra Federale për Bujqësi dhe bazohet në procedurën aktuale për produktet industriale. Në përputhje me këtë mekanizëm, informacionet për lëndët e para që nuk janë në dispozicion ose nuk disponohen në sasi të mjaftueshme në Zvicër do të publikohen dhe përditësohen në një listë nga kategoria agroushqimore, vijon komunikata. Në të njëjtën kohë, Departamenti Federal i Çështjeve Ekonomike, Arsimit dhe Kërkimit u ngarkua për të vlerësuar ndikimin e këtyre ndryshimeve. Një raport i lidhur do të jetë i disponueshëm deri në fund të vitit 2026.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas "Qytetarët duhet të kenë "një zgjedhje të lirë të opsioneve të lëvizshmërisë - në aspektin e... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih













