Lajme
Qyteti me temperaturën –50 gradë kandidon për Olimpiadën e vitit 2032
Një iniciativë interesante, pavarësisht shumë pafavoreve që ka qyteti me tempertura të ulta, deri në -50 gradë, transmeton albinfo.ch.
Deri më tani i kanë bërë të gjitha gjërat si duhet: Kanë kryer prezantimin, kanë një logo, maskotën dhe përmes një konference për shtyp të kryetarit të Bashkisë kanë konfirmuar kandidaturën për të organizuar Lojërat Olimpike të vitit 2032.
Duhet theksuar se kandidatura nuk është dërguar ende në zyrat e IOC (Komitetit Olimpik Ndërkombëtar), pasi zyrtarisht gara hapet në vitin 2023.
Bëhet fjalë për qytetin finlandez të Salla, që kërkon të lëshojë edhe një mesazh e tërheqë vëmendjen e botës: Stop ngrohjes globale. Kryetari i Bashkisë së Salla, Erkki Parkkinen, ka folur për mediat për këtë ide: “Ideja është e qartë, ne duam që qyteti i Salla të qëndrojë ashtu si është, me dimrin e ftohtë. Sezoni veror tek ne sa vjen e bëhet më i ngrohtë, ndërsa sezoni dimëror sa vjen e shkurtohet”.
Në qytetin e Salla temperatura gjatë dimrit shko deri në -50 gradë celcius, duke qenë një nga zonat më të ftohta në botë.
“Nëse Salla është vendi më i mirë për të mikpritur Lojërat e vitit 2032, do të thotë se temperatura nuk ka reshtur të rritet dhe se klima po ndryshon shumë shpejt”, tha Parkkinen. Ai ka treguar edhe një video, ku tregon ndryshimet klimatike në këtë qytet gjatë viteve të fundit.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026












