Lajme
Gjermania mbyll kufirin për rajonet e dy shteteve për shkak të varianteve të reja
Shteti gjerman do ta ndalojë hyrjen e njerëzve nga disa rajone të Republikës Çeke dhe Tirolit të Austrisë për shkak të rritjes së numrit të rasteve të varianteve të reja të koronavirusit, tha të enjten ministri i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer, përcjell albinfo.ch.
“Shtetet e Bavarisë dhe Saksonisë sot i kërkuan qeverisë që t’i klasifikojë Tirolin dhe rajonet kufitare të Republikës Çeke si zona me mutacione të virusit dhe që të zbatojë kontrolle kufitare”, tha ministri Seehofer për të përditshmen gjermane, “Sueddeutsche”.
“Për këtë është arritur pajtueshmëri me kancelaren dhe zëvendëskancelarin”, shtoi ky ministër, duke thënë se masat e reja do të fillojnë të zbatohen të dielën, shkruan The Guardian, përcjell albinfo.ch.
Në fund të janarit, Gjermania i ndaloi shumicën e udhëtarëve nga vendet e klasifikuara si zona të mutacionit ose vende të goditura më së shumti nga variantet e reja dhe më ngjitëse të virusit.
Nga rregullat e reja do të bëhet përjashtim vetëm për disa raste, përfshirë gjermanët që kthehen në atdhe dhe punëtorët e sektorëve të rëndësishëm, siç janë mjekët.
Duhet theksuar se Gjermania ka shënuar rënie të numrit të rasteve të reja pas dy muajve të masave të rrepta të izolimit, përfshirë mbylljen e shkollave, restoranteve dhe shumicës së dyqaneve. Megjithatë, kohëve të fundit janë shtuar shqetësimet shkaku i numrit të lartë të rasteve në vendet e rajonit. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Lituani
Kosova shkëlqen në EMO 2026: Ajan Hajrullahu fiton medaljen e bronztë në Lituani Ajan Hajrullahu ka fituar medaljen e bronztë në Olimpiadën Matematike Europiane (EMO) 2026, e cila u... -
Nesër i jepet lamtumira e fundit 25-vjeçarit shqiptar, që vdiq pas një aksidenti në Gjermani -
Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar -
Austri
Profesori shqiptar fiton bursën prestigjioze SHER Fellowships në Austri -
Firence
Alesia, shqiptarja nga Firence që spikat në fushën e inxhinierisë biomjekësore dhe inteligjencës artificiale
Jeta në Zvicër
-
A po vjen shtrenjtimi i ri në Zvicër? Ja cilat produkte do të preken Çfarë do të shtrenjtohet në Zvicër pas krizës së naftës?... -
Zvicër
Neuchâtel bëhet kantoni i parë në Zvicër që ndalon lëshimin e balonave në ajër -
Moutier: Afati i fundit për ndërrimin falas të targave të Bernës me ato të Jura-s -
Zvicra nga viti 2028 me platformë digjitale për AVS dhe AI -
Fund i një epoke: SWISS ndalon shitjet “duty-free” në avionë













