Kosova
Numërohen 99% e votave, Vetëvendosje e para
Tashmë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar rreth 99 për qind të fletëvotimeve nga 2 mijë e 336 vendvotime.
Në web faqen e KQZ-së janë transmetuar rezultat, ku tregohet se kanë mbetur pa u procesuar vetëm edhe 46 vendvotime.
Referuar këtyre rezultateve Vetëvendosje në krye me Albin Kurti që njëherazi është edhe kandidati për kryeministër po prin me 48, 17 për qind. Pas saj është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 17,35 për qind. Kjo parti udhëhiqet nga Enver Hoxhaj që njëherësh ishte edhe kandidati për kryeministër në këto zgjedhje të përkohshme parlamentare për të cilat u votua të dielën, pra më 14 shkurt. Ndërsa partia e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës ( LDK). Deri më tani kjo parti, e cila kishte kandidat për kryeministër Avdullah Hotin, ka 13, 18 për qind. Kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 7,42 për qind dhe Nisma me 2,59 për qind.
Këto janë rezultatet preliminare, e të cila nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta.
Ndërsa mbrëmë, kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, në konferencën për media tha se fitorja e VV-së në zgjedhjet e 14 shkurtit do të mbahet gjatë në mend dhe se në kujtesë do të jenë edhe rreshtat e gjatë pranë shkollave dhe votimi masiv i mërgatës.
Ai ndër të tjera ka thënë se mandatin e ardhshëm qeverisës nuk do të hakmerret ndaj askujt, por që do të kërkojnë përgjegjësi dhe drejtësi kudo.
Ndërkohë në konferencë për media, doli edhe kandidati tjetër për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj.
Hoxhaj deklaroi se partia të cilën ai drejton nuk do të jetë pjesë e qeverisë së Lëvizjes Vetëvendosje. Megjithatë ai ka thënë se rezultati është i qartë për ta dhe se është pranuar i tillë, madje ka uruar për këtë rezultat Lëvizjen Vetëvendosje.
Rezultatet u pranuan edhe nga partia e tretë, LDK. Avdullah Hoti tha se pas vlerësimeve të marra për rezultatin preliminare, do të merr përgjegjësi për humbjen e thellë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit. Ai falënderoi votuesit për besimin e dhënë, derisa theksoi se LDK do të jetë opozitë konstruktive në interes të shtetit të Kosovës.
Kujtojmë që në dhjetorin e 2020-ës, Gjykata Kushtetuese shpalli të pavlefshëm votimin e qeverisë së Kosovës të drejtuar nga Avdullah, vendim ky që pasoi pas kërkesës së lëvizjes Vetëvendosje për vlerësimin e ligjshmërisë së pjesëmarrjes në votim për qeverinë e udhëhequr nga Lidhja Demokratike të deputetit Etem Arifi, i cili ishte i dënuar me 1 vjet e 3 muaj heqje lirie për “mashtrim me subvencione”.
Qeveria e Hoti u miratua me 61 vota në parlamentin me 120 vende, minimumi i mundshëm për konfirmimin e një qeverie të Kosovës, e cila kishte nevojë vetëm për një votë më shumë se 50 për qind për t’u miratuar.
E që pa votën e Arifit, ky minimum nuk do të ishte arritur.
Arifi më 3 qershor votoi në favor të ngritjes së qeverisë së re të kryeministrit Avdullah Hoti.
Etem Arifi, në prill të vitit 2018, ishte dënuar me dy vjet burgim, për përvetësimin e rreth 26 mijë eurove. Dënimi i zotit Arifi, ishte konfirmuar edhe nga Gjykata e Apelit, të datës 20 gusht 2019, me të cilin dënimi me burgim ishte ulur në një vit e tre muaj.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria













