Lajme
Bideni uron Vjosa Osmanin për Ditën e Pavarësisë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka dërguar një telegram urimi u.d. Presidentes Vjosa Osmani për 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Në telegramin e urimit, presidenti Biden ka theksuar se mezi presin që të punojnë me Qeverinë e ardhshme për ta çuar Kosovën përpara në rrugën e saj evropiane.
“Ka shumë punë për të bërë, përfshirë marrëveshjen gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë që në qendër e ka njohjen e ndërsjellë, me të cilën forcohet sundimi i ligjit, përballimi i pandemisë globale COVID-19 dhe nxitja e rritjes ekonomike që mundëson një të ardhme të prosperuar për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në letrën e Biden.
Biden tutje shton se SHBA-ja mbetet partner dhe mik i përkushtuar i Kosovës në këto përpjekje.
“Për mua personalisht Kosova vazhdon të mbajë një vend të veçantë për familjen Biden”, ka shkruar më tej Biden në letrën e tij.
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena Krahu rinor i Shoqatës së Transportit dhe Mjedisit po bën thirrje për heqjen e klasit të... -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane










