Lajme
900 franga shpërblim pandemie për secilin infermier në Kantonin Vaud
Personeli administrativ, mjekët udhëheqës dhe anëtarët e ekipit menaxhues janë të përjashtuar nga ky shpërblim
Personeli infermieror në kantonin Vaud është shpërblyer me një bonus prej 900 frangash si shenjë falënderimi për angazhimin e jashtëzakonshëm gjatë pandemisë së koronavirusit.
Kostoja e këtij shpërblimi arrin në 15 milionë franga dhe do të përballohet nga kantoni, raporton srf.ch.
14,000 njerëz që ishin në kontakt të drejtpërdrejtë me pacientët dhe ishin të ekspozuar ndaj virusit mund të përfitojnë nga kjo premi, thuhet në një komunikatë nga autoritetet e kantonit Vaud, transmeton albinfo.ch.
Personeli administrativ, mjekët udhëheqës dhe anëtarët e ekipit menaxhues janë të përjashtuar nga ky shpërblim.
Bonusi prej 900 frangash u takon atyre që kanë një shkallë të punësimit prej njëqind për qind dhe është i garantuar si pagesë neto.
Kontributet e sigurimeve shoqërore të punëdhënësit dhe të punësuarve përballohen nga kantoni. Kësisoj, kjo shumë korrespondon me një shtesë të pagës bruto prej rreth 1080 frangash, përcjell albinfo.ch.
Me këtë gjest, qeveria donte të shprehte mirënjohjen e saj të thellë për të gjithë kujdestarët në një mënyrë konkrete dhe të prekshme, thuhet në komunikatë.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku









