Lajme
Google lejon sërish reklamat politike
Kompania “Google” njoftoi sot se do të lejojë sërish reklamat politike, të pezulluara muajin e kaluar, pas trazirave të 6 janarit në Kapitol dhe para se Joe Biden të bënte betimin si president i SHBA-së, raporton Afp, përcjell Albinfo.ch.
“Nga e mërkura, ne do të heqim rregullin tonë mbi ngjarjet e ndjeshme në mënyrë që të lejojmë edhe një herë reklamuesit të transmetojnë reklama politike”, tha një zëdhënës i gjigantit të teknologjisë.
“Ne do të vazhdojmë të zbatojmë në mënyrë të rreptë rregulloret tona të reklamimit, që ndalojnë zyrtarisht shpërndarjen e informacionit qartësisht të rremë, që mund të dëmtojë besimin në zgjedhje ose procesin demokratik”, vazhdoi ai.
Kufizimet e vendosura nga “Google” parandaluan posaçërisht botimin e reklamave që synojnë një udhëheqës politik ose një kandidat në nivelin federal (president ose zëvendëspresident i SHBA, parlamentarë amerikanë) dhe në nivelin e shtetit (guvernatorët e shtetit, anëtarët e legjislaturës shtetërore).
“Google” reagoi një javë pas pushtimit të dhunshëm të Kongresit nga mbështetësit e Donald Trump gjatë certifikimit të rezultateve presidenciale, duke e motivuar vendimin e saj nga një dëshirë për të shmangur rrezikun e dhunës përpara marrjes zyrtare të detyrës nga Biden
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih












